Duke filluar nga kjo javë, koncepti i komunikimit në grup në WhatsApp po zgjerohet. Qëllimi i mëparshëm i platformës ishte komunikimi me personat që njihnit, dhe për këtë gjë ju duhet të kishit numrin e tyre të celularit. Dhe nëse ju dëshironi të krijoni një grup, limiti i personave pjesëmarrës do të jetë 256.
Tashmë në një seksion të ri do të lançohet një numër i vogël grupesh të seleksionuara që do të lejojnë me mijëra persona të marrin pjesë në një komunitet që organizon disa nën-grupe chat-imi. Idea është që organizata të ndryshme, duke filluar që nga shkollat dhe bizneset e ndryshme, të komunikojnë lehtësisht me njëri-tjetrin dhe të organizojnë diskutimet në nën-grupe të veçanta.
“Ne kemi dëgjuar shumë që organizatat përdorin WhatsApp për komunikimet e tyre private.” tregoi Will Cathcart. “Ne mendojmë se ka ardhur koha të krijojmë një shërbim për të gjithë këta persona, pasi ka shumë gjëra që ne mund të përmirësojmë në aplikacion.”
Me krijimin e Communities, informacioni do të shpërndahet shumë më shpejt mes anëtarëve të ndryshëm, prandaj WhatsApp ka bërë që një mesazh të bëhet forward në një grup të vetëm, duke ulur rrezikun e përhapjes së keqinformimit.
Sapo ju të futeni në një komunitet të caktuar, numri juaj do të jetë i fshehtë dhe do të shihet vetëm nga admini i grupit. Dhe ndryshe nga Telegram, të gjitha komunikimet midis njerëzve janë të enkriptuara.