Snap po lançon një sërë shërbimesh të reja në Snapchat, duke përfshirë aftësinë për të edituar mesazhet e dërguara, që ju lejojnë të korrigjoni një gabim drejtshkrimor që disa herë mund të jenë të sikletshme. Snapchat do të lejojë gjithashtu reagimet me emoji ndaj mesazheve, reagime në harta dhe një shërbim të ri rikujtues të fuqizuar nga AI.
Shërbimi i editimit të mesazhit ka një afat të shkurtër kohor: duhet të veproni brenda pesë minutave nga dërgimi – dhe vetëm nëse marrësi nuk e ka hapur ende mesazhin. Snap thotë se shërbimi do të vijë fillimisht për abonentët e Snapchat Plus – një vendim tepër i ngjashëm me X Premium të Elon Musk i krijuar më shumë se një vit më parë. Snapchat është aplikacioni më i fundit që e ofron një shërbim të tillë, pasi kjo gjë është implementuar dhe në platforma të tjera si Messenger, Instagram apo WhatsApp.
Snapchat po pajiset gjithashtu me shërbime të reja të inteligjencës artificiale në chatbotin My AI të Snap, që fuqizohet nga OpenAI. Ju mund t’i kërkoni chatbot-it t’ju kujtojë gjëra të rëndësishme dhe My AI do të nisë një numërim mbrapsht në mënyrë që të mos harroni punët tuaja.
Për më tepër, Snap tani do t’ju lejojë të gjeneroni rroba të personalizuara për Bitmoji-t tuaj duke përdorur AI, dhe AI Lens do t’ju lejojnë të krijoni një version të vetes të viteve ’90 të stilit Polaroid thjesht duke shkrepur një selfie.
Nëse nuk preferoni të përdorni Bitmojis, Snapchat tani do t’ju lejojë të dërgoni reagime të rregullta me emoji në mesazhe dhe në hartë (përshembull kur kaloni pranë vendit të punës së miqve tuaj).