Festivali Sunny Hill, që këtë vit mbahet prej 31 korrikut deri më 2 gusht, tashmë ka bërë të ditur programin e plotë të vet të artistëve. Emra të artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë, bashkë me ata vendas, do të performojnë në katër skenat e tij, dy prej të cilave janë këtë vit të reja. Gjatë këtyre ditëve, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, pritet të kthehet në një nga destinacionet më të ngarkuara verore të Evropës Juglindore.



Edicioni i sivjetshëm do të udhëhiqet nga Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi, të cilëve u bashkohen Dhurata Dora, Seth Troxler, PAWSA, Adam Port & Rampa, Ledri Vula dhe Carlita, krahas një programi më të gjerë me artistë ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendorë.
Ne gjithmonë kemi dashur që Sunny Hill të jetë një arsye që bota të vijë dhe ta zbulojë Kosovën”
bashkëthemeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa.
Edicioni i sivjetshëm do të shtrihet në “Sunny Hill Stage”, “C4 Stage”, “The Next Stage” dhe “The Satellite”, me performanca nga Esdeekid, Tyson O’Brien, Bees & Honey, Blanco, Buta, Eko, Kim Turnbull, Lumi B, Lyrical Son, Auxlua, Manifest, MC Kresha, Roya, Sahati, Tommy Gold, Gjin, Salomé Le Chat, Kamelia, Asgjë Sikur Dielli, Bana Zahiti, Caboo, Disco Magic Band, Ereza, Hawolf, Ilo, Jolle, La Fazani, Rrezë, Sancet, Sytë, The Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile, Uran B. dhe Us Two.

Çdo verë, Sunny Hill sjell në Prishtinë adhurues të muzikës nga afro 60 vende të botës. Restorantet, kafenetë, taksitë dhe akomodimet afatshkurtra funksionojnë me kapacitet të plotë gjatë gjithë fundjavës, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh ndërkombëtarë qëndrojnë disa ditë më gjatë për të eksploruar Kosovën dhe rajonin më gjerë.
Në të njëjtën kohë, Sunny Hill është shndërruar edhe në një nga rikthimet më të mëdha vjetore të diasporës shqiptare. Familje nga Zvicra, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera kthehen çdo verë në Prishtinë për festivalin, duke i planifikuar pushimet e tyre rreth datave të tij.
Tashmë një nga ngjarjet më të rëndësishme verore në rajon, Sunny Hill vazhdon ta vendosë Prishtinën si pikë takimi për adhuruesit ndërkombëtarë të muzikës, mediat globale dhe diasporën shqiptare — duke e prezantuar njëkohësisht Kosovën si një destinacion energjik, mikpritës dhe gjithnjë e më të rëndësishëm në hartën evropiane të festivaleve.
Biletat treditore standarde dhe VIP janë tashmë në shitje. Duke pasur parasysh kërkesën e lartë, organizatorët rekomandojnë fuqishëm që biletat, hotelet dhe aranzhimet e udhëtimit të rezervohen sa më herët.
Për bileta dhe më shumë informacione, vizitoni:
www.sunnyhillfestival.com

