Modelet e ardhshme Pro të iPhone mund të vijnë me një nga përmirësimet më të mëdha të baterisë që kemi parë në këto smartphone ndër vite. Një rrjedhje e re sugjeron se iPhone 18 Pro Max do të vijë me një bateri deri në 5,425mAh në tregjet ku pajisja shitet vetëm me eSIM, ndërsa versionet me slot fizik SIM do të kenë një kapacitet pak më të ulët, rreth 5,235mAh.
Edhe pse Apple nuk publikon kurrë zyrtarisht kapacitetet e baterive, dokumentet rregullatore të rrjedhura kanë rezultuar historikisht mjaft të sakta. Nëse këto shifra konfirmohen, iPhone 18 Pro Max do të kalojë për herë të parë pragun simbolik prej 5,000mAh. Linja iPhone 18 pritet të prezantohet në shtator 2026.
Arsyeja e diferencës mes modeleve qëndron te karta SIM. Në tregje si SHBA dhe disa vende të Lindjes së Mesme, Apple ofron vetëm eSIM, duke liruar hapësirë të brendshme për një bateri më të madhe. Ndërkohë, në Indi dhe BE, hapësira fizike mbetet standard.
Kapacitetet e baterisë (sipas raportimeve)
| Model | BE / SIM fizik | SHBA / eSIM |
| iPhone 17 Pro | 3,998mAh | 4,252mAh |
| iPhone 17 Pro Max | 4,823mAh | 5,088mAh |
| iPhone 18 Pro | 4,056mAh | 4,288mAh |
| iPhone 18 Pro Max | 5,235mAh | 5,425mAh |
Këto shifra përputhen edhe me pretendimet e mëhershme të Digital Chat Station, i cili paralajmëroi se Pro Max më në fund do të kalonte 5,000mAh. Duke menduar dhe përfitimet e tjera të mëdha që do të vijnë me çipin e përfolur A20 Pro 2nm, gjithçka duket shumë premtuese.
Megjithatë, Apple vazhdon të mbetet pas Android-it në kapacitet total. Konkurrentë si Galaxy S27 Ultra pritet të shkojnë deri në 5,500mAh, ndërsa prodhues kinezë si Xiaomi, OPPO dhe OnePlus tashmë ofrojnë 7,500mAh.
Strategjia e Apple mbetet efikasiteti, jo madhësia. Për fansat e ekosistemit, ky përditësim është një hap i mirëpritur.

