Apple po planifikon të ndryshojë në mënyrë dramatike pamjen dhe ndjesinë e sistemeve të saj operative me prezantimin e versionit të ardhshëm të iOS, iPadOS dhe macOS, sipas Bloomberg.
Ridizenjimi ka për qëllim ta bëjë përdorimin e softuerit të kompanisë më konsistent dhe do të ndikojë në “stilin e ikonave, menuve, aplikacioneve, dritareve dhe butonave të sistemit“. Ndryshimet mund të marrin frymëzim nga visionOS, sistemi operativ me realitet të përzier i Vision Pro. Headset-i i kompanisë shfaq një stil paksa të ndryshëm nga softueri tjetër i Apple, me fokus në tejdukshmërinë, elementët lundrues të ndërfaqes dhe ikonat e aplikacioneve të rrumbullakosura.
Apple nuk ka bërë ndryshime drastike në pamjen e sistemeve të saj operative kryesore që nga iOS 7 dhe macOS Big Sur, dhe në kompani mendojnë se tani është koha e duhur për të ofruar një rifreskim të tyre. Kur u lëshua në vitin 2013, iOS 7 ishte versioni i parë i sistemit operativ të iPhone i mbikëqyrur nga ish-shefi i dizajnit Jony Ive, dhe kur Big Sur doli në 2020, ishte versioni i parë i macOS që ekzekutonte aplikacionet iPad dhe fuqizohej nga procesori i vetë Apple.
)
Ndoshta ndryshimet nuk do të jenë aq të mëdha në iOS 19, iPadOS 19 dhe macOS 16, përveç ofrimit të Apple Intelligence, e cila nuk është ende e disponueshme në të gjitha aplikacionet e saj. Apple Intelligence u prezantua së bashku me iOS 18 dhe përfshin një mori funksionesh të reja të fuqizuara nga AI për të punuar me audio, imazhe dhe tekst, në krye të një versioni të rinovuar të Siri që mund të përdorë aplikacione për ju.
Shumica e këtyre veçorive me përjashtim të Siri-t të ri, të cilin Apple njoftoi së fundmi do të jetë i disponueshëm “vitin e ardhshëm”.