Përdoruesit e cigareve elektronike po thithin përbërje toksike që mund të shkaktojnë ‘një valë të re sëmundjesh kronike’ në dy dekadat e ardhshme, paralajmëron një studim i ri.
Studiuesit në Irlandë kanë përdorur inteligjencën artificiale për të simuluar reaksionet kimike që ndodhin brenda cigareve elektronike me shije, të njohura edhe si vape. Ata zbuluan se lëngjet brenda cigares elektronike që jep aromën e këndshme përmbajnë një “koktej” kimikatesh që prodhojnë përbërje “toksike” kur nxehen.
Autorët e studimit raportojnë se pirja e këtyre cigareve ka një “profil dukshëm të ndryshëm të rreziqeve kimike” krahasuar me pirjen tradicionale të duhanit. Ndërsa ata nuk thonë se ky lloj është më i dëmshëm se pirja e duhani tradicional, ata janë të shqetësuar se problemet e reja shëndetësore do të rezultojnë nga konsumi i tepërt i këtyre cigareve.
Bazuar në përbërjet kimike të parashikuara nga AI, këto mund të përfshijnë sëmundje pulmonare obstruktive kronike, sëmundje kardiovaskulare dhe kancer. Tashmë, hulumtimet e kanë lidhur konsumin e cigareve elektronike me insuficiencën kardiake, sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, megjithëse sipas NHS dhe ekspertëve të shëndetit, provat tregojnë se cigaret elektronike janë shumë më pak të dëmshëm sesa duhani tradicional.
Burimi origjinal për aromatizuesit vjen nga industria ushqimore, ku ato janë mjaft të sigurta për përdorime specifike në pije me aromë, pasta dhe ëmbëlsira. Megjithatë, ata nuk ishin menduar të ngroheshin në temperatura të larta dhe të thitheshin, paralajmërojnë studiuesit.
Vaping është përdorur gjerësisht si një alternativë ndaj duhanpirjes tradicionale me rreth 4.5 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që përdorin rregullisht cigare elektronike.