NASA dëshiron të ndihmojë pasagjerët komercialë të udhëtojnë nga New Jork në Londër në më pak kohë sesa duhet për të parë një film mesatar gjatë fluturimit. Agjencia hapësinore e Amerikës njoftoi këtë javë se ka qenë duke eksploruar ‘rastin e biznesit për udhëtimet ajrore supersonike të pasagjerëve’.
Nëse këto studime paraprake kanë potencial, ky avion do të niset përtej Atlantikut me shpejtësi të madhe afërsisht 2,470 deri në 4,900 km/orë – mbi dy herë më shpejt se avionët luftarak F/A-18. Sipas NASA-s, faza tjetër e kërkimit të saj të udhëtimit ajror me shpejtësi të lartë është duke u zhvilluar: dy kontrata 12-mujore të dhëna kundrejt Boeing, Rolls-Royce dhe të tjerë për të ndihmuar në konceptimin e avionit të ri dhe ndërtimin e një ‘udhërrëfyesi teknologjik’.
Në fillim të kësaj vere, NASA përfundoi avionin e saj testues të qetë supersonik X-59, i cili është projektuar për të mbytur zhurmat e veta; programi që do të shërbejë si frymëzim për projektin e ri. X-59 është planifikuar të ketë fluturimin e parë testues më vonë këtë vit.
Avioni aktual më i shpejtë i pasagjerëve në botë, Concorde, një prodhim francez dhe britanik, bëri fluturimin e tij të shpejtë midis New Jork dhe Londrës më 7 shkurt 1996, duke kaluar Atlantikun në vetëm 2 orë 52 minuta e 59 sekonda. Për hir të krahasimit, avioni i madh standard sot fluturon me një shpejtësi lundrimi prej rreth 1000km/h, me afërsisht 80 për qind të shpejtësisë së zërit. Këta avionë mund të marrin 5 orë ose më shumë për të bërë udhëtimin. Në të kundërt, Concorde gëzon një shpejtësi maksimale udhëtimi prej 2,179 km/h. Por avionët Concorde u tërhoqën në 2003 pas një rënieje në industrinë e aviacionit komercial dhe përplasjes së parë dhe të vetme të një Concorde të publikuar gjerësisht në vitin 2000.
NASA shpreson të përgjysmë kohën e fluturimit të Concorde-it.