Lufta vazhdon, dhe sulmi i radhës vjen me një dozë të mirë ironie brenda.
Këtë të dielë, 23 gusht, Fortnite do të organizojë një tjetër Victory Royale të quajtur #FreeFortnite Cup, çmimet përfshijnë veshjen Tart Taycoon një karakter i një parodie të reklamës ikonike të Apple në 1984.
Lojtarët më të mirë të rajoneve, përkatësisht 20,000 të tillë, do të marrin një kapele #FreeFortnite stilizuar pas logos klasike të Apple.
Pas masave të marra nga Apple në javën e shkuar, ata që luajnë nga iOS do të mbeten tek Chapter 2 – Season 3, pjesa tjetër e botës do të ecë përpara tek Season 4 në 27 gusht.
Fortnite thotë ” Nëse ke ngelur pas në iOS, festa vazhdon në PlayStation 4, Xbox One, Nintendo Switch, PC, Mac, GeForce Now tek Epic Games dhe Samsung Galaxy Store. Bashkohu me ne në luftën kundër @AppStore në rrjete sociale me #FreeFortnite.“
Ndërkohë, edhe kompani të mëdha të publikimit i janë shtuar palës akuzuese ndaj Apple, teksa edhe ato kërkojnë të trajtohen njëjtë si Amazon me komisionin prej 15%.