September 20, 2021

Samsung po konsideron integrimin e kamerave në S Pen

Samsung po konsideron integrimin e kamerave në S Pen

Sipas një patentimi të ri të zbuluar nga LetsGoDigital, Samsung ka krijuar një S Pen që ka të integruar një kamera smartphone-i i cili do t’I ofronte përdoruesve mënyra të reja të shkrepjes së fotografive.

Kompania e përshkruan këtë S Pen si një “terminal portabël që përfshin një kamera të veçantë” dhe shfaq mënyrën se si kjo pajisje do të funksionojë. Ky dizajn i S Pen shoqërohet nga një smartphone “normal” i cili duket sikur nuk ka të integruar një kamera selfie.

Pra kamera selfie do të zëvëndësohet tërësisht nga kamera “e lëvizshme” në S Pen, i cili do të ruhet në pjesën e sipërme të smartphone-it.

Ky dizajn jo vetëm që funksion mjaft mirë për të shkruar, por është dhe shumë i lehtë për t’u mbajtur. Duhet të theksohet se sipas këtij dizajni S Pen do të ketë përmasa më të gjëra për të bërë të mundur integrimin e kamerave.

S Pen nuk ka nevojë të nxirret plotësisht nga smartphone-i për të funksionuar, mjafton që të hapet vetëm pjesa e kameras dhe ju ta përdorni atë për të shkrepur disa selfie.

Në një tjetër dizajn të shpalosur në këtë patentim, Samsung mund të luajë dhe me idenë e integrimit të të gjitha kamerave në S Pen, duke bërë të mundur shkrepjen e fotografive selfie me kamera me kualitet më të lartë. Kjo teknologji do të ishte një zgjidhje ideale për të ofruar një ekran të pandërprerë, pa penguar praninë e kamerave me kualitet të lartë.

Sunday, 12 September 2021 01:35

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo