Vitin e kaluar prodhuesi i automjeteve elektrike Nio lançoi smartphone-in e tij dhe kjo duket se ka nisur një betejë mes konkurrentëve të tij.
Tashmë ishte rradha e Polestar për të prezantuar telefonin e tij të parë inteligjent, Polestar Phone, pas disa javësh rrjedhjesh, thashethemesh dhe postimesh. Telefoni Polestar është prodhuar nga Meizu dhe bazohet në pajisjen 21 Pro të kompanisë kineze, e cila u prezantua në shkurt.
Kjo nuk është rastësi pasi si Polestar ashtu edhe Meizu janë në pronësi të gjigantit kinez të automjeteve Geely. Telefoni Polestar vjen me “estetikë të pastër të dizajnit skandinav me thjeshtësi dhe luks ekstrem“, madje edhe logoja në anën e pasme është “e lavdishme, e përmbajtur dhe jo e dukshme“. Nëse po pyesni veten pse po përkthejmë deklaratën nga gjuha kineze, kjo ndodh sepse telefoni Polestar është lançuar vetëm për atë treg.
Pajisja ka në krye Snapdragon 8 Gen 3 SoC, një ekran 6.79 inç 1368×3192 120 Hz LTPO OLED i prodhuar nga BOE dhe i aftë për ndriçim maksimal prej 1850 nit, një skanues me ultratinguj të gjurmëve të gishtërinjve në ekran, 16 GB RAM, 1 TB internal storage, një sistem i trefishtë i kamerës së pasme (50 MP kryesore me OIS, 13 MP ultra të gjerë, 10 MP 3x telefoto me OIS), një kamerë selfie 32 MP dhe një bateri 5,050 mAh me mbështetje për karikim me kabllo 80 W, karikim wireless 50 W.
Telefoni është i certifikuar me shkallën IP68 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit. Ofrohet vetëm në një ngjyrë të quajtur Polestar White. Meqë ra fjala, specifikimet janë identike me ato të Meizu 21 Pro.
Mënyra e vetme për të porositur një telefon Polestar duket të jetë përmes aplikacionit Polestar. Natyrisht, pika kryesore e shitjes për këtë pajisje është integrimi i ngushtë i saj me makinat Polestar – aktualisht funksionon vetëm me Polestar 4. Telefoni Polestar ka gjithashtu pajisje UWB, por nuk ka ende mbështetje për të, kjo do të vijë më vonë përmes një përditësimi që mundëson çelësin dixhital tw makinës.