Pesë vite pas lançimit të “Boomerang”, më në fund Instagram ka vendosur të përmirësojë shërbimin me 4 efekte të reja të cilat pritet të sjellin një trend të ri në rrjet dhe sigurisht, ajo për të cilën Facebook shqetësohet, një sukses që do të mund të uli vëmendjen nga TikTok.
Nga sot Instagram do nis një update i cili shton këto efekte në Boomerang:
- SlowMo – Përgjysmon shpejtësinë e videove për të kapur çdo detaj
- Echo – Shton një efekt blur si të ishit duke parë diçka që leviz ndërkohë që jeni të pirë.
- Duo – Video kthehet pas (rewind) me xhirim të shpejtë ose avashët dhe shoqëruar nga një digital glitch effect.
- Trim – Ashtu si në Feed ju mund të fiksoni nisjen dhe mbylljen e Boomerang-ut.
Shpresojmë që përveç se në Boomerang këto efekte të futen edhe në story, sidomos mundësia e prerjes së videove.