Ashtu siç Geek Room e konfirmoi pak ditë më parë, Samsung është gati të kalojë nga Galaxy S10 në S20 për të nisur ndryshe këtë dhjetë-vjeçar.
Foto mësipër, e cila nuk arriti të ishte aq konfidenciale sa kërkohet, zbulon se si do të duket në të vërtetë produkti që do të prezantohet në 11 shkurt në San Francisco. Nga konfirmime të mëparshme ne zbuluam se S20 Ultra do të vijë vetëm në versionin 5G, por foto që shohim shton një tjetër version, atë të S20+ në 5G. Nga ana tjetër, 5 kamerat në pjesën e pasme duket se do të kenë vëmendjen kryesore për të zbuluar funksionet e reja që ajo do të ofrojë.
—
By: Xhonald Mamo