Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Në CES 2024 Samsung prezanton vizionin e tij  ‘AI për të gjithë’
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Në CES 2024 Samsung prezanton vizionin e tij  ‘AI për të gjithë’
Tech

Në CES 2024 Samsung prezanton vizionin e tij  ‘AI për të gjithë’

Last updated: 9 Janar, 2024 11:50 pm
Ndaj
23 Min lexim

Samsung Electronics prezantoi vizionin e tij sesi teknologjia e inteligjencës artificiale (AI) do t’u mundësojë njerëzve të përdorin pajisjet e tyre në mënyrë më intuitive dhe të përshtatshme se kurrë më parë. Duke paraqitur këto ide në konferencën për shtyp në CES® 2024, Samsung së bashku me partnerët kryesorë përshkroi teknologjinë që qëndron pas këtij vizioni dhe se si produktet dhe shërbimet e reja përdorin aftësitë e AI për ta bërë jetën e përdoruesve më të lehtë.

Jong-Hee (JH) Han, Zëvendës Kryetar, CEO dhe Shef i Divizionit të Eksperiencës së Pajisjeve (DX) të Samsung, hapi konferencën për shtyp duke përshkruar se si AI do të mundësojë teknologjitë e lidhura të përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve duke qëndruar “në sfond. ” Strategjia që ai dhe të tjerët përshkruan, fokusohej në rolin e AI në përmirësimin e përvojave të lidhura që janë sa të thjeshta dhe të dobishme. Gjatë gjithë konferencës për shtyp, Samsung prezantoi një sërë produktesh dhe shërbimesh që ndihmojnë në arritjen e këtyre synimeve.

“Me shfaqjen e inteligjencës artificiale, përvoja më të zgjuara dhe më të mira do të ripërcaktojnë mënyrën se si jetojmë,” tha Han. “Portofoli i gjerë i pajisjeve të fuqishme të Samsung, së bashku me ndjekjen e bashkëpunimit të hapur, do të ndihmojë në sjelljen e AI dhe hiper-lidhjes për të gjithë.”

Ekranet me AI të integruar dhe pajisjet e tjera digjitale sjellin përvoja të reja në shtëpi

Gjatë konferencës për shtyp të CES, Jonathan Gabrio, Shefi i Qendrës së Përvojave të Lidhura në Samsung Electronics America, përshkroi mënyrat në të cilat teknologjia AI po transformon mënyrën se si përdoren produktet Visual Display dhe Pajisjet Digjitale. Për shembull, Samsung Neo QLED 8K QN900D krenohet me një procesor të integruar AI, NQ8 AI Gen 3, i pajisur me sistem rrjeti të dhënash AI 8 herë më të madh dhe një NPU dy herë më të shpejtë se paraardhësi i tij. Falë procesorit NQ8 AI Gen3, Samsung Neo QLED 8K përmirëson automatikisht përmbajtjen me rezolucion të ulët për t’u ofruar përdoruesve përvojë shikimi me cilësi deri në 8K dhe paraqet imazhe të detajuara edhe nëse janë në lëvizje të shpejtë, nëpërmjet AI Motion Enhancer Pro. Samsung Neo QLED 8K përmban gjithashtu Active Voice Amplifier Pro, i cili analizon zërin dhe zhurmën e sfondit me AI për të optimizuar përvojën tuaj të dëgjimit të televizorit, në mënyrë që të mund të shijoni përmbajtje të ndryshme sikur të jeni në rreshtin e parë të një stadiumi ose kinemaje. Samsung Neo QLED 8K përmban gjithashtu Tizen OS Home, i cili ofron aplikacionet, shërbimet, përmbajtjen e personalizuar dhe rekomandimet më të fundit për të përmirësuar përvojën tuaj argëtuese.

Për shikuesit me nevoja të veçanta, Samsung ofron gjithashtu veçori inovative të aksesueshmërisë. Një veçori e gjuhës së shenjave në Samsung Neo QLED mund të kontrollohet lehtësisht me gjeste për personat me dëgjim të dëmtuar dhe një veçori Audio Subtitle i kthen titrat e tekstit në fjalë në kohë reale për ata me shikim të dobët.

Për më tepër, Samsung po prezanton The Premiere 8K të ri, një projektor që përmban jo vetëm një ekran 150 inç, por edhe transmetimin e parë 8K pa nevojën e kabllorëve në botë për një projektor. Me The Premiere 8K, përdoruesit do të jenë në gjendje të shijojnë një përvojë shikimi në shkallë të plotë si ajo e kinemasë në komoditetin e shtëpive të tyre.

Sa i përket zërit, Samsung prezantoi gjithashtu Music Frame, një altoparlant me një mbulesë të personalizueshme që integrohet pa probleme në shtëpitë e përdoruesve. Nëpërmjet Q-Symphony, Music Frame sinkronizohet me televizorët Samsung dhe soundbar-et, duke sjellë bas të pasuruar dhe tinguj rrethues të integruar në shtëpi.

Samsung ka bërë gjithashtu përmirësime të mëdha te Ballie, roboti AI i prezantuar për herë të parë në CES 2020. Ballie tani është shndërruar në shoqëruesin kryesor AI të përdorueve, i aftë për të bashkëvepruar me pajisje të tjera inteligjente për të ofruar shërbime të personalizuara, si për shembull kujdesi për detyrat e bezdisshme ose projektimi i imazheve dhe videove në mure në mënyrë që përdoruesit të mund të shikojnë informacione të dobishme për jetën e tyre të përditshme, si moti ose përmbajtje të tjera të rëndësishme kudo që janë.

Për të përmirësuar përvojat e kuzhinës dhe ushqimit, Samsung prezantoi frigoriferin Bespoke me 4 dyer Flex™ dhe AI Family Hub ™+. Ky frigorifer krenohet me një ekran 32 inç që përmban AI Vision Inside i ri, i cili përdor një kamerë të brendshme për të njohur deri në 33 artikuj të ndryshëm ushqimorë që futen dhe nxirren nga frigoriferi dhe sugjeron receta duke përdorur këta përbërës. Përdoruesit mund të caktojnë gjithashtu “përdorimin sipas datave” në frigoriferin me 4 dyer Flex™ Bespoke me ekranin AI Family Hub™ për artikujt ushqimorë, i cili më pas lejon frigoriferin të dërgojë një njoftim kur afrohet data e caktuar. Duke ndihmuar në këtë mënyrë në kursimin e parave dhe duke reduktuar shpërdorimin e ushqimit, këto tipare të AI mundësojnë një stil jetëse më të vetëdijshme për mjedisin. Gama e Anyplace Induction e çon lidhjen me AI një hap më tej, pasi recetat e ruajtura në Samsung Food mund të ndahen në ekranin 7 inç të pllakës së gatimit, në mënyrë që përdoruesit të mund t’i ndjekin lehtësisht gjatë gatimit.

Teknologjia e AI e Samsung shtrihet edhe në pajisje përtej kuzhinës. Bespoke AI Laundry Combo™ i ri, një makinë larëse dhe tharëse “Gjithçka në Një”, përmban AI Hub, i cili është një ekran LCD 7 inç që vepron si një qendër kontrolli intuitive për menaxhimin e rrobave, duke i lejuar përdoruesit të kënë përvoja më të lehtësuara të larjes dhe tharrjes së rrobave. Ai personalizon larjen dhe tharjen duke kujtuar zakonet e përdoruesve dhe duke sugjeruar ciklet e përshtatshme të larjes në varësi të llojit të rrobave. Ndërkohë, pastruesi i ri, fshesë me korrent dhe leckë robot  i Samsung, Bespoke Jet Bot Combo™, përdor teknologjinë AI për të ofruar një përvojë pastrimi më të përshtatshme dhe efektive. Me ndihmën e AI Object Recognition të përmirësuar nga modeli i mëparshëm i pastruesve robot, do të jetë në gjendje të dallojë më shumë objekte, si dhe të zbulojë njollat dhe hapësirat. Bespoke Jet Bot Combo™ njeh gjithashtu llojin e dyshemesë që has së bashku me gjatësinë e tapetit dhe rregullon cilësimet e tij në përputhje me rrethanat.

Samsung prezanton Galaxy Book4 si serinë e laptopëve më të përshtatshëm për AI deri më tani

Samsung në bashkëpunim me Microsoft ka arritur të ofrojë përvoja të reja për përdoruesit. Tani, këto përvoja po avancohen më tej me veçori të reja të lidhjes që e bëjnë serinë Galaxy Book4 më unik, më të zgjuar dhe më të adaptueshëm, duke përforcuar angazhimin e Samsung dhe Microsoft për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme për PC.

Duke përdorur aftësi inteligjente, intuitive të AI, Microsoft Copilot lidh serinë Galaxy Book4 me smartfonin Samsung Galaxy për t’i bërë ato të punojnë pa probleme së bashku, në mënyrë që të ndihet si vetëm një pajisje. Microsoft Copilot mund të gjejë, lexojë ose përmbledhë mesazhe me tekst nga telefoni inteligjent Galaxy i një përdoruesi dhe madje të krijojë dhe dërgojë automatikisht mesazhe në emër të një përdoruesi drejtpërdrejt nga kompjuteri. Pa pasur nevojë të ndizni telefonin inteligjent dhe të hapni çdo aplikacion individual, seria Galaxy Book4 mund të aksesojë funksionet dhe informacionet e telefonit inteligjent më shpejt dhe me inteligjencë.

Seria Galaxy Book4 tani mund ta kthejë kamerën e fuqishme të telefonave inteligjentë Samsung Galaxy në një ueb-kamerë për PC, duke e përdorur atë për komunikime me video në aplikacionet e konferencave virtuale. Përdoruesit mund të kalojnë lirshëm mes kamerës së përparme dhe të pasme vetëm me një klikim në kompjuterin e tyre, dhe gjithashtu ofron një sërë veçorish nga telefonat inteligjentë Galaxy duke përfshirë Blurin e sfondit dhe Inkuadrimin automatik, që ndihmojnë në fokusimin në imazhin në çdo mjedis.

Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm midis Samsung dhe Microsoft, do të vazhdojnë të mundësohen aftësi më inteligjente në serinë Galaxy Book4, me veçoritë e mësipërme të lidhjes që do të jenë të disponueshme duke filluar nga muaji mars.

Plus, seria Galaxy Book4 mund të ndërlidhet me pajisje të tjera Galaxy përtej telefonave inteligjentë. Tab S9 Ultra mund të përdoret si një monitor shtesë i PC-së dhe përdoruesit mund të shijojnë cilësi tingulli të pastër dhe me vonesë të reduktuar kur kompjuteri është i lidhur me Galaxy Buds2 Pro. Me të gjitha këto veçori dhe më shumë, seria Galaxy Book4 është krijuar për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të kompjuterit.

Lidhja më e mirë midis përdoruesve dhe pajisjeve përmes inteligjencës artificiale

Jaeyeon Jung, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Shefi i SmartThings, theksoi mënyrat e reja emocionuese në të cilat teknologjia AI po ndikon në marrëdhëniet midis përdoruesve dhe pajisjeve të tyre, duke përfshirë vizionin e Samsung për SmartThings: Sa më shumë pajisje Samsung përdor një klient, aq më të zgjuara bëhen ato pajisje dhe aq më mirë mund ta kuptojnë dhe mbështesin jetën e përditshme të përdoruesve.

Inteligjenca artificiale është çelësi për të mundësuar këtë vizion, duke ndihmuar pajisjet të kuptojnë hapësirën e jetesës dhe rutinat e përdoruesit, duke mundësuar kështu një përvojë të personalizuar të menaxhimit të shtëpisë. SmartThings përdor LiDAR në pajisjet e lidhura si fshesa robot për të krijuar planimetri digjitale të dyshemesë në mënyrë që përdoruesit të mund të kontrollojnë lehtësisht statusin dhe vendndodhjen e të gjitha pajisjeve të tyre. Në muajin mars, SmartThings do të prezantojë pamjen e përmirësuar 3D për një përvojë më të detajuar në telefonat inteligjentë dhe televizorët Samsung. Për më tepër, një kod i thjeshtë QR do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë familjen dhe miqtë në ekosistemin e tyre SmartThings, në mënyrë që çdo anëtar i familjes të mund të krijojë rutinën e tij.

Duke përdorur sensorë inteligjentë dhe AI, SmartThings do të jetë në gjendje të zbulojë rrethana të pazakonta, si p.sh. një rënie, dhe të dërgojë sinjalizime për familjen dhe kujdestarët e caktuar. Gjithashtu, falë Galaxy SmartTag2, përdoruesit mund të gjurmojnë aktivitetet e kafshëve të tyre shtëpiake dhe ti monitorojnë ato në mënyrë digjitale në bazë të nformacionin identifikues, me vendosjen e një përgjuesi në qaforen e tyre.

Një tjetër pikë që diskutoi EVP Jung ishte se si asistenti zanor i Bixby po lejon që shtëpitë inteligjente të bëhen më dinamike me aftësitë e tij të përmirësuara të AI. Bixby tani mund të drejtojë automatikisht komandat në pajisjet duke u bazuar në të kuptuarit e vendndodhjes dhe aktiviteteve të përdoruesit. Teknologjitë kryesore si “Zgjimi” i shumë pajisjeve të kombinuara me një protokoll të përbashkët komunikimi, i mundësojnë Bixby të dëgjojë komanda me të gjitha pajisjet në një dhomë, por më pas të kryejë veprimin e kërkuar vetëm në pajisjen më të përshtatshme. Pra, nëse një përdorues është në kuzhinë duke parë një video me recetë në Family Hub™ dhe ai mund të thërrasë, “Hej, Bixby! Luajnë muzikë!” Në atë moment, muzika do të luhet nga altoparlanti inteligjent i përdoruesit, por videoja e recetës do të vazhdojë të luhet në Family Hub™, pa ndërprerje.

Televizori, me shërbimin Samsung Daily+, do të bëhet gjithnjë e më shumë një qendër bazë për pjesën më të madhe të funksioneve të kësaj shtëpie inteligjente, duke ofruar gjithashtu akses në një sërë shërbimesh shtesë. Këto përfshijnë video-telefonata përmes ConnecTime, shërbime të këshillimit veterinar me video dhe Tracker Workout, përmes të cilave të dhënat e stërvitjes mund të transferohen në orët inteligjente të Samsung. Samsung gjithashtu prezantoi shërbimin e ri Samsung Now+, i cili shfaq informacione të dobishme për shtëpitë e përdoruesve, si moti ose furnizimi i drejtpërdrejtë i kamerës së sigurisë nga një sistem sigurie në shtëpi. Me veçoritë e SmartThings, përdoruesit mund të informohen edhe nëpërmjet komandës zanore.

Lidhja e përmirësuar midis shtëpisë dhe makinës me veçorinë Home-to-Car dhe Car-to-Home

Samsung njoftoi gjithashtu zhvillime në industrinë e automjeteve, duke filluar me një partneritet me Hyundai Motor Group. Samsung dhe Hyundai kanë nënshkruar një memorandum (MOU), i cili u njoftua përpara eventit CES 2024. Sipas marrëveshjes, përdoruesit do të kenë akses në shërbimet Home-to-Car dhe Car-to-Home, falë lidhjes SmartThings. Haeyoung Kwon, Shefi i Qendrës së Zhvillimit të Infotainment dhe Nën-Divizioni i Ekzekutimit SDV në Hyundai Motor Group, mbajti shënime në lidhje me partneritetin.

“Duke përdorur automjetinme veçoritë e përfituara nga softueri i Hyundai Motor Group, SmartThings tani do të punojë me automjetet Hyundai, Kia dhe Genesis përmes aplikacionit,” tha Kwon. “Të gjithë ne në Hyundai Motor Group vlerësojmë partneritetin tonë me Samsung dhe jemi të entuziazmuar për veçoritë e reja që po sjellim në automjetet tuaja përmes lidhjes më të zgjuar.”

Nëpërmjet SmartThings, përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin komandat zanore për të kryer në distancë funksione në makinën e tyre, të tilla si ngrohja e saj paraprakisht ose hapja dhe mbyllja e dritareve. Lidhja SmartThings u mundëson përdoruesve të jenë në gjendje të kontrollojnë funksionet e shtëpisë nga automjeti i tyre. Përdoruesit do të jenë në gjendje të hapin dhe mbyllin automatikisht dyert e garazhit bazuar në vendndodhjen e makinës, si dhe të rregullojnë temperaturën e shtëpisë. Të gjitha këto veprime mund të kryhen nëpërmjet komandave zanore.

Për më tepër, Samsung ka thelluar më tej partneritetin e gjatë me HARMAN për të përmirësuar mënyrën se si përdoruesit e përjetojnë drejtimin. Michelle Gattuso, Zëvendës Presidente e Menaxhimit të Produkteve në HARMAN, diskutoi se si të dy kompanitë po ndërtojnë teknologji të reja për të përmirësuar përvojën e drejtimit.

“Lidershipi i Samsung në teknologjinë e konsumatorit së bashku me ekspertizën e automejteve të HARMAN ka hapur derën për përvojat që ndryshojnë lojën si HARMAN Ready Care, Ready Vision dhe Ready Display”, tha Gattuso. “Por tani, puna që bëjmë me Samsung po bëhet edhe më e integruar. Samsung dhe HARMAN janë duke punuar për të sjellë përvoja edhe më me ndikim në të gjithë ekosistemin e automjetit.”

Ready Care i Harman, i cili përqendrohet në sigurinë e shoferit, monitorin në detaje lëvizjen dhe gatishmërinë njohëse të shoferit, dhe mund të sigurojë kujtesë dhe njoftime të personalizuara. Për më tepër, Ready Care tani mund të identifikojë nëse pasagjerët janë të rritur apo fëmijë dhe të rregullojë parametrat e hapjes së airbag-ut në përputhje me rrethanat.

Për më tepër, Ready Vision mundëson rregullimin e xhamave të automjetit në vijën e shikimit të shoferëve, pikërisht kur ata kanë nevojë për të. Për shembull, shoferët kanë qasje në një hartë që azhurnon sipas rrugëve në kohë reale, si dhe rekomandime për rrugën më të shpejtë ose ku të ndalen për kafe. Një tjetër produkt HARMAN, Ready Upgrade, u lejon prodhuesve të automjeteve të përditësojnë shpesh harduerin dhe softuerin e automjetit të tyre. Kjo i mban automjetet të përshtatshme, moderne dhe efikase për më gjatë.

Samsung fokusohet në sigurinë dhe privatësinë në të gjithë pajisjet

Në këtë epokë të pajisjeve të ndërlidhura dhe që funksionojnë në bazë AI, Samsung pranon se siguria dhe privatësia janë parësore. Shin Baik nga Ekipi i Sigurisë Mobile eXperience diskutoi zgjidhjet e sigurisë të kompanisë si një tëmë kryesore për epokën e hiper-lidhjeve.

Një zgjidhje e tillë është Samsung Knox Matrix, e cila tani ofron kriptim nga fundi në fund në shumë telefona inteligjentë dhe televizorë inteligjentë Samsung Galaxy. Teknologjia do të lejojë pajisjet të monitorojnë njëra-tjetrën për të identifikuar dhe izoluar kërcënimet e sigurisë. Knox Vault, i cili ndihmon në mbajtjen e të dhënave të përdoruesve të sigurta në disa nga pajisjet më të njohura të Samsung, është zgjeruar për të mbuluar më shumë pajisje të lidhura nga SmartThings, si televizorët Samsung Neo QLED 8K. Për më tepër, partneritetet e Samsung me kompanitë e mëdha të teknologjisë i lejojnë përdoruesit të përjetojnë sigurinë dhe privatësinë në një mënyrë që u përshtatet nevojave të tyre specifike.

Hapat e ndërmarra të Samsung në menaxhimin e energjisë dhe aksesueshmërinë

Ndërkohë, Inhee Chung, Zëvendës Presidente e Qendrës së Qëndrueshmërisë së Korporatës Samsung, theksoi planet e Samsung në aspektin ekonomik. Si pjesë e këtyre planeve, Samsung inkorporon gjithnjë e më shumë materiale të ricikluara në produktet e saj duke përfshirë plastikë të ricikluar me burim nga rrjetat e hedhura të peshkimit në pajisjet Galaxy, plastikë të ricikluar në televizorë dhe alumin të ricikluar në frigoriferë Bespoke. Për më tepër, programi Certified ReNewed i kompanisë i disponueshëm në SHBA dhe vende të zgjedhura evropiane ofron telefona të rinovuar të përballueshëm, ndërsa Galaxy Upcycling u lejon konsumatorëve të ripërdorin telefonat e tyre të vjetër në mënyra kreative. Kompania planifikon të rrisë edhe riciklimin e këtyre produkteve.

Sa i përket mënyrave se si teknologjia e Samsung-ut kontribuon në përpjekjet e qëndrueshmërisë, kompania po përdor AI për ta bërë përdorimin e produkteve të saj më efikas në energji përmes veçorive si SmartThings AI Energy Mode, i cili optimizon automatikisht përdorimin e energjisë për të ndihmuar përdoruesit të kursejnë energjinë elektrike. Këto veçori janë një shembull tjetër se si teknologjia AI jo vetëm që do ta bëjë jetën më të lehtë, por gjithashtu do t’i lejojë konsumatorët të jetojnë në një mënyrë që është më e përgjegjshme mjedisore dhe ekonomike.

Falë një bashkëpunimi të ri me Tesla-n, SmartThings Energy po bëhet edhe më i dobishëm si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Bashkëpunimi ka integruar SmartThings Energy me produktet e Tesla, duke përfshirë automjetet elektrike (EV), baterinë e shtëpisë Powerwall, Solar Inverter dhe Wall Connector EV zgjidhje karikimi. Një përfitim tjetër është se përdoruesit e SmartThings Energy mund të përfitojnë nga funksioni Powerwall “Storm Watch” i aplikacionit Tesla, i cili tregon motin e ashpër përmes SmartThings jo vetëm në aplikacionin Tesla, por edhe në televizorët dhe telefonat celularë Samsung të lidhur me përdoruesit. SmartThings gjithashtu mund t’i ndihmojë përdoruesit të përgatiten për ndërprerjet e energjisë duke aktivizuar modalitetin e energjisë AI për të zgjatur kohën e përdorimit të energjisë rezervë të ruajtur në Tesla Powerwalls-it e tyre.

Samsung po shton veçori të reja për të rritur aksesin e pajisjes, të tilla si pajisjet digjitale që u përgjigjen gjesteve, pa pasur nevojën e komandës me klikim. Për më tepër, pajisjet celulare ofrojnë titrat e gjeneruar automatikisht gjatë telefonatave, dhe televizorët dhe ekranet ofrojnë një veçori të re të tekstit i përkthyer në të folur të aktivizuar me AI që i konverton titrat në audio. Për të ndihmuar më tej përdoruesit me shikim të dobët, Relumino Together është një modalitet i ri shikimi në televizorët Samsung që u mundëson përdoruesve me aftësi të veçanta të shikojnë TV së bashku, me ose pa rregullime vizuale. Tani, të gjithë mund të shijojnë argëtimin në shtëpi së bashku në të njëjtën kohë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme CES 2024: JBL prezanton kasën e re të kufjeve wireless që ka një ekran me prekje të integruar
Tjetra Kia prezanton Platform Beyond Vehicle gjatë CES 2024 për të shkuar përtej lëvizshmërisë

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Canon hedh sytë nga smartphonat

26 Tetor, 2020
Tech

Pfizer tregon se pilula orale antivirale do të reduktojë hospitalizimin dhe vdekjet nga COVID-19

6 Nëntor, 2021
Tech

LG ka prodhuar një TV 908 kg të rëndë që kushton $1.7 milionë

16 Shtator, 2021
Tech

ChatGPT prish surprizën për prindërit duke lexuar pjesën e ngjyrosur në fotografi

26 Korrik, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?