Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kryhet për herë të parë operacioni nga robotët humanoidë të kontrolluar nga kirurgët në SHBA
    13 Korrik, 2026
    Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
    11 Korrik, 2026
    Claude do të ofrojë një përmbledhje të zakoneve tuaja gjatë përdorimit të AI
    11 Korrik, 2026
    Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare
    11 Korrik, 2026
    Meta ndalon funksionimin e Muse Image AI që stërvitej me fotografitë personale të përdoruesve në Instagram
    11 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Galaxy Z Flip 8 mund të jetë i fundit i serisë Z Flip
    10 Korrik, 2026
    Samsung konfirmon organizimin e Galaxy Unpacked më 22 korrik
    8 Korrik, 2026
    Modelet Pro të serisë 18 të iPhone do të kenë përmirësime të konsiderueshme në bateri
    6 Korrik, 2026
    Samsung po planifikon prodhimin në masë të smartphone-it me ekran të rrotullueshëm në 2028
    6 Korrik, 2026
    Cilat pajisje na e bëjnë vërtet jetën më të lehtë?
    2 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
    Këto janë krijuesit më të paguar në vitin 2026
    8 Korrik, 2026
    Truri juaj arrin “kulmin” në moshën 55-60 vjeçare
    7 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Kryhet për herë të parë operacioni nga robotët humanoidë të kontrolluar nga kirurgët në SHBA
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Kryhet për herë të parë operacioni nga robotët humanoidë të kontrolluar nga kirurgët në SHBA
Tech

Kryhet për herë të parë operacioni nga robotët humanoidë të kontrolluar nga kirurgët në SHBA

Last updated: 13 Korrik, 2026 8:46 am
Ndaj
3 Min lexim

Universiteti i Kalifornisë në San Diego (UCSD) ka arritur një moment historik në kirurgjinë robotike, duke realizuar për herë të parë dy ndërhyrje kirurgjikale me robotë humanoidë të telekomanduar gjatë një studimi paraklinik. Rezultatet tregojnë se këta robotë mund të bëhen një alternativë premtuese për të zgjeruar aksesin në kujdesin kirurgjikal, veçanërisht në zonat ku mungojnë specialistët.

Eksperimenti përfshiu dy procedura të ndryshme. Në të parën, një kirurg bashkëpunoi me një robot humanoid për të kryer heqjen e tëmthit, ndërsa në të dytën dy robotë humanoidë punuan së bashku për të realizuar ndërhyrjen. Të dy operacionet u kryen mbi kafshë të mëdha joprimate, duke shërbyer si një provë e rëndësishme për përdorimin e kësaj teknologjie në të ardhmen.

Robotët, të quajtur Surgie, dallojnë ndjeshëm nga sistemet tradicionale të kirurgjisë robotike. Ndërsa platformat aktuale peshojnë rreth 816 kilogramë, kërkojnë salla të dedikuara operacioni dhe staf të specializuar për instalimin e tyre, Surgie është vetëm 1.5 metra i gjatë dhe peshon rreth 27 kilogramë. Përmasat kompakte i lejojnë të funksionojnë në sallat ekzistuese të operacionit pa pasur nevojë për infrastrukturë të re.

Surgeons use teleoperated humanoid robots to perform live surgery–a world first

Për të realizuar ndërhyrjet, studiuesit pajisën robotët me adaptorë që u mundësuan përdorimin e instrumenteve standarde kirurgjikale. Sipas ekipit të UCSD, kontrolli i robotëve rezultoi më intuitiv për kirurgët sesa ai i sistemeve robotike tradicionale, ndërsa saktësia e procedurave ishte në të njëjtin nivel me platformat e njohura të kirurgjisë robotike.

Megjithatë, teknologjia nuk është ende gati për përdorim të gjerë. Gjatë operacioneve u deshën disa rikalibrime, duke zgjatur kohën e procedurave. Një tjetër sfidë mbetet vonesa në komunikimin mes komandave të kirurgut dhe lëvizjeve të robotit, një faktor kyç nëse synohet kryerja e operacioneve nga distanca.

Studiuesit besojnë se roli i robotëve humanoidë nuk do të kufizohet vetëm te kirurgjia. Në të ardhmen ata mund të transportojnë instrumente, të asistojnë personelin mjekësor në detyra rutinë dhe madje të pastrojnë sallat e operacionit. Vizioni afatgjatë është krijimi i një salle operacioni ku njerëzit dhe robotët humanoidë punojnë krah për krah, duke sjellë kujdes kirurgjikal cilësor edhe në zona të izoluara, misione humanitare apo skenarë të mjekësisë në terren.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
Tjetra PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
Entertainment
13 Korrik, 2026
PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
Gaming
13 Korrik, 2026
Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
Tech
11 Korrik, 2026
Claude do të ofrojë një përmbledhje të zakoneve tuaja gjatë përdorimit të AI
Tech
11 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

AllWeb na prezanton me folësit e rradhës!

2 Tetor, 2024
Tech

7 produktet kryesore që u prezantuan në eventin Spring Loaded të Apple

20 Prill, 2021
Tech

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një “prokuror” AI që mund të marrë vendime

30 Dhjetor, 2021
Science

MWC 2024: Ky laborator po bën që qelizat e trurit të njeriut të bashkëpunojnë me çipat e kompjuterave

20 Shkurt, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?