Një ekspert i inteligjencës artificiale i cili punon për një kompani që zhvillon software të përdorura në zonat e luftës, Palantir, e krahasoi AI me një bombë atomike për nga fuqia që kjo teknologji zotëron.
“AI është një bombë atomike dhe tashmë e gjithë bota e zotëron atë.” tha John Grant, inxhinier në Palantir përgjatë një diskutimi në Raegan Institute Summit of Education. ”Unë nuk jam shumë i sigurtë se jemi gati si shoqëri që të përballojmë këtë fenomen me zotësi. Na duhet që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për mënyrën se si e përdorin AI, dhe kjo është sfida ime.” shtoi ai.
Grant tha se kjo situatë i kujton atij momentin kur një inxhinier i Twitter krijoi butonin retweet i cili tha: “Ne mund t’i kemi dhënë një 4 vjeçari një arme të mbushur në dorë.”
Ky inxhinier është përgjegjës për edukimin e punonjësve në Palantir mbi etikat e AI, dhe tregon se mëson kolegët e tij për të identifikuar problemet etike me teknologjinë dhe se si të krijojnë kufij dhe të marrin përgjgjësinë për efektin që mund të kenë në shoqërinë tonë. Grant tha se e njejta gjë duhet t’i mësohet dhe fëmijëve në shkolla, në mënyrë që të dinë se kanë fuqinë për të kontrolluar mënyrën e përdorimit të kësaj teknologjie.
Grant më pas citoi Frank Oppenheimer, vëllain e Robert Oppenheimer (babai i bombës atomike), i cili shpjegoi se ai së bashku me vëllain nuk e kishin menduar asnjëherë se bomba atomike do të përdorej kundër njerëzimit.