Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Njihuni me fituesit e ICT Awards 2023
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Njihuni me fituesit e ICT Awards 2023
Tech

Njihuni me fituesit e ICT Awards 2023

Last updated: 29 Maj, 2023 6:44 pm
Ndaj
8 Min lexim

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, të bizneseve dhe sipërmarrjeve shumë të suksesshme, akademikëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, të rinjve dhe të rejave dhe entuziastëve të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Diasporë.

Edicioni i 11-të i ICT Awards mbylli rrugëtimin e saj 3-mujor në Mbrëmjen Gala 26 Maj 2023 pranë Arka Art Hotel ku ishin të ftuar: Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi, Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, zëvendës Ministri i Ekonomisë së Kosovës z. Getoar Mjeku dhe Drejtorit i Fondit për Zhvillim Teknologjik në Maqedoninë e Veriut z. Festim Halili.

Në fjalën e tij hapëse, bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala e përshkroi mbrëmjen gala si një mbrëmje e cila mbledh bashkë gjithë trojet Shqiptare. Në skenën e garës mbarëkombëtare ai zbuloi edhe një surprizë e ruajtur për finalen e madhe: “Nga gjashtë çmime, sot do të kemi një kategori të 7-të surprizë.”

Kryetari i jurisë z. Gjergji Guri shprehu kënaqësinë për frymëzimin dhe rezultatet e spikatura që karakterizon një komunitet vibrant të teknologjisë dhe inovacionit në trevat shqipfolëse. “U befasuam nga vetëdija e tyre për problematikat e ndryshme dhe kreativitetin për gjetjen e zgjidhjeve interesante në fusha të ndryshme si gaming, fintech, internet of things e shumë fusha të tjera.”

E ftuar në mbrëmjen gala, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali ndau një lajm të rëndësishëm për ekosistemin. “Pas muajsh bashkëpunim me ekosistemin, Shqipëria tashmë do të ketë një agjenci të dedikuar për startupet.”

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi tha se ky eveniment nuk bën bashkë vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por shqiptarët që jetojnë anë e mbanë botës.

Në skenën e ICT Awards, zëvendës ministri i ekonomisë së Kosovës z. Getoar Mjeku në fjalën e tij hapëse shprehu mirënjohjen e thellë për këtë ngjarje. “Sonte i shtyjmë të rinjtë për të shfrytëzuar dhuntitë e veta përmes zhvillimit të teknologjisë në mënyrë që të na përmirësojnë jetën të gjithë neve.”

Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu tha se e pranoi me kënaqësi ti bashkohej këtij evenimenti nisur nga roli që teknologjia dhe inovacionit kanë në çdo aspekt të jetëve tona e veçanërisht në sistemin shëndetësor.

Ndarja e çmimeve filloi me Diplomën e Vitit ku garonin Arbena Musa, Orseda Cara dhe Synim Selimi. Fitues u shpall projekti CyberNFT i Synim Selimit, një hulumtim sesi do të dukej një sistem i decentralizuar, i pavarur dhe autonom i zbulimit të ndërhyrjeve kibernetike.

Në kategorinë Youth in ICT 16-21 vjeç triumfoi Geart Ferhati me projektin I-Vote.al përballë Erdajt Sopjani, Lum Vokshi, Idriz Mirena dhe Sidi Koka. I-Vote.al është një platformë elektronike zgjedhore me të cilin synon të dixhitalizojë procesin zgjedhor për qeveritë e nxënësve.

Jueda Avdillari dhe projekti i saj Umbrella u shpallën fitues të çmimit Youth in ICT deri në 16 vjeç përballë dy finalistëve të tjerë Orhidea Ollogu dhe Circuit Breakers. “Umbrella” është një aplikacion në gjuhën shqipe ndërtuar me Adalo me qëllimin për të luftuar varësinë, gjetur motivim dhe ndërvepruar me të tjerët për të kërkuar shërim.

Një zgjidhje pagesash elektronike dhe transferta parash, POK u shpall fitues i çmimit Startupi i Vitit përballë Datalix dhe Hottel.io. Me POK përdoruesit mund të paguajnë për mallra dhe shërbime në dyqane online dhe fizike duke përdorur pajisjet e tyre mobile. Startupi finalist Datalix fitoi çmimin dytë special akorduar nga BERZH dhe do përfshihet në programin Star Venture Scaleup te Ballkanit Perëndimor pa garë dhe kompeticion.

Çmimi Inovacioni i Vitit shkoi për Cardo AI dhe projekti i tyre Equalizer, një produkt i krijuar për transaksionet e strukturuara financiare, në veçanti për tregun e letrave me vlerë. Ai konkurroi me Platformën Pegasus dhe Qless.

Cardo AI përfitoi edhe një çmim special nga një prej partnerëve kryesorë të ICT Awards siç është Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e cila nëpërmjet Këshilla për Bizneset e Vogla implementon Programin Star Venture për Ballkanin Perëndimor, i fokusuar ne zhvillimin e startupeve inovative me potencial të lartë rritjeje, financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu. Çmimi AWS Activate (Amazon Web Services) i jep Cardo AI kredite në vlerën $10,000 të vlefshme për dy vite.

“Programi Star Venture i BERZH ndihmon në zhvillimin e startupve inovative me potencial të lartë rritjeje duke angazhuar ekspertë, mentorë dhe duke përfshirë e mbështetur dhe akseleratorët rajonalë dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekosistemit te startupeve. Deri me sot, janë mbështetur 31 startupe, implementuar 60 projekte konsulence te dizenjuara sipas nevojave specifike te startupeve, mbështetur 11 aksleratore dhe trajnuar startupe e konsulente,” tha Ardiola Hristic, Koordinatore Rajonale e Konsulencës Lokale në Ballkanin Perëndimor në BERZH.

Me mëse një dekadë eksperiencë në fushën e sigurisë kibernetike, Dr. Kamer Vishi u shpall fitues i çmimit Siguria Kibernetike ku garuan edhe Sense Cyber Research Center dhe Site Sentry. Dr. Vishi bart një doktoratë në siguri kibernetike nga Universiteti i Oslo dhe është autor e bashkautor i shumë kërkimeve shkencore në këtë industri.

Çmimi surprizë, Education Technology Project shkoi për Lirik Rexhepin dhe projektin e tij Pupill, një platformë e cila synon dixhitalizimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në këtë kategorinë garuan edhe Eris Lazri me Mamir.al dhe Arjanita Livadhi me Studit Academy.

Gjatë mbrëmje gala u ndanë mirënjohje për kontributin e veçantë për: Innovation Academy, Original Albanian, Beez Studio, Leart Qefalia, Meridian Miftari, Loreta Pajaziti, Erion Çano dhe Edmond Tupja.

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards finalizoi rrugëtimin e saj e nisur më 10 Mars në Tiranë dhe ju bashkuan mbi 150 kandidatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Mes 50 finalistësh në shtatë kategori të ndryshme aplikimesh, 21 prej tyre u shpërblyen me çmimet e mëdha në teknologji.

Që nga hapja e këtij edicioni janë mbajtur mbi 25 takime pranë institucioneve arsimore, qendrave kreative, hapësirave të inovacionit, Komunave dhe institucioneve të larta shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision; Platinium si Dev.al, Vodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit Sapiens, Baboon, Facilization, Vigan dhe Silver si EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUK, SEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

Fituesit e Albanian ICT Awards XI

  • ICT Inovacioni i Vitit: Cardo AI me projektin Equalizer
  • ICT Startupi i Vitit: POK
  • ICT Diploma e Vitit: Synim Selimi me projektin CyberNFT
  • Youth in ICT deri në 16 vjeç: Jueda Avdillari me projektin Umbrella
  • Youth in ICT 16-21 vjeç: Geart Ferhati me projektin I-Vote.al
  • Education Technology Project: Lirik Rexhepi me projektin Pupill
  • Cyber Security: Dr. Kamer Vishi

Mirënjohje

  • Innovation Academy
  • Original Albanian
  • Beez Studio
  • Leart Qefalia
  • Meridian Miftari
  • Loreta Pajaziti
  • Erion Çano
  • Edmond Tupja
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Eksperti paralajmëron se AI është “një bombë atomike që tashmë zotërohet nga e gjithë bota”
Tjetra Së shpejti ju do të mund të shpërndani pamjen e ekranit tuaj gjatë një video-telefonate në WhatsApp

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Elon Musk do të ofrojë falas shërbimin e Starlink për organizatat humanitare në Palestinë

29 Tetor, 2023
Tech

Macron lajmëron se Franca do të investojë €109 miliardë në AI

13 Shkurt, 2025
Tech

Roboti i XRobotics po përgatit deri në 25,000 pica në muaj

11 Qershor, 2025
Tech

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit, ky ishte hakathoni i superideve kreative

19 Shkurt, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?