Kjo gjë mund të tingëllojë si skenari i një filmi të ri Alien, por është një fakt real që NASA ka gjetur baktere mutantë që shumohen në hapësirë. Studiuesit zbuluan 13 lloje të baktereve, të quajtur Enterobacter bugandensis që lidhet me infeksionet e gjakut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e astronautëve në bord.
Mjedisi ekstrem në ISS si nivelet më të larta të dioksidit të karbonit i detyroi bakteret të pësojnë mutacion dhe kur ekspozohen ndaj mikrogravitetit, bakteret mund të fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve. Tani studiuesit kanë paralajmëruar se mikrograviteti mund të ndikojë në shëndetin e astronautëve në ISS, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj infeksionit nga bakteret.
Mutacioni i futi bakteret në grupin e patogjenëve ESKAPE – bakteret që janë shkaku kryesor i infeksioneve të shpërndara gjatë marrjes së kujdesit mjekësor. Bakteret kanë qenë të lidhura me infeksione të rënda si një infeksion i gjetur tek foshnjat i quajtur sepsis neonatal.
Infeksionet Enterobacter mund të shkaktojnë gjithashtu sepsis, infeksione të traktit urinar, infeksione të lëkurës dhe indeve të buta dhe endokardit – inflamacion kërcënues për jetën që prek zemrën dhe valvulat e zemrës. Studiuesit zbuluan fillimisht mikroorganizmat që jetonin midis astronautëve në vitin 2019 ndërsa kryenin një studim të gjerë të kërpudhave dhe baktereve që jetonin në ISS, por së fundmi identifikuan bakteret kryesore si E. bugandensis.
Ekipi identifikoi 13 lloje të baktereve në tre vendndodhje të ISS: katër në sistemin e qarkullimit të ajrit, një në një pajisje ushtrimore dhe tetë në banjën e laboratorit. “Gjetjet e studimit tregojnë se nën stres, shtamet e izoluara të ISS ndryshuan dhe u bënë gjenetikisht dhe funksionalisht të veçantë në krahasim me homologët e tyre në Tokë,” raportoi NASA.