Në moshën 39-vjeçare, themeluesi miliarder i Facebook-ut po ndryshon look-un e tij.
I njohur për pamjen e tij të zbehtë dhe të veshur gjatë gjithë kohës me sandale, Zuckerberg tani po reklamon veten me pallto leshi, varëse me diamantë dhe një trup të palestruar.
Megjithatë kjo lëvizje është bërë nga CEO për të reklamuar aftësitë e inteligjencës artificiale Meta AI, e cila e ka zbukuruar Zuckerberg me një mjekërr dhe varëse.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur shumë të surprizuar nga kjo fotografi, duke treguar se sa më tërheqës duket Mark pas rregullimit nga inteligjenca artificiale.
Në fund të viteve 2010, Zuckerberg ishte armiku numër një publik – i cili kujtohet për skandalet e të dhënave dhe shitjen e të tyre dhe informacioneve personale të deri në 87 milionë përdoruesve tek kompanitë.
Lëkura e tij ka qenë gjithmonë e bardhë, i veshur me një bluzë të thjeshtë dhe xhinse dhe shumica e fotove të tij në rrjetet sociale ishin vetëm të tij dhe familjes së tij. Por me sa duket me pak ndihmë nga AI gjithçka është e mundur.
Tani ai shoqërohet me luftëtarët e UFC, po bëhet gjithnjë e më interesant për publikun, dhe po mundohet të ndryshojë perceptimin e tyre kundrejt tij.
Facebook së fundmi ka mbushur 20-vjetorin e tij, i cili ka qenë plot ulje-ngritje dhe shumë skandale.