Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Uplift Albania feston suksesin e startupeve në finalen demo-day të programit të 5-të të akselerimit
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Uplift Albania feston suksesin e startupeve në finalen demo-day të programit të 5-të të akselerimit
Entertainment

Uplift Albania feston suksesin e startupeve në finalen demo-day të programit të 5-të të akselerimit

Last updated: 24 Prill, 2024 10:47 pm
Ndaj
7 Min lexim

Çdo rrugëtim e ka një destinacion dhe evenimenti Demo-Day mbajtur më 23 Prill 2024 në Tiranë ishte hapi i fundit i 12 startupeve të edicionit të 5-të të Uplift Albania. Demo-Day është fundi i një kapitulli por fillimi i një tjetri në rrugëtimin e tyre.

Në një botë inovacioni, startupet e akseleratorit Europian Uplift Albania morën skenën e Demo-Day për të dëshmuar momentin e tyre të së vërtetës, atë të përpjekjeve të palodhura, ideve brilante dhe talenteve vezulluese nën dritat e një salle të gjerë të Liceut Artisik “Jordan Misja” e mbushur me një audiencë të uritur të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.

Fuqizuar nga EU for Innovation, Uplift Albania implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj.

Një program akselerimi dedikuar start-upeve të fazave të hershme që vjen për ti mbështetur ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë Uplift Albania është shndërruar në një pioner të mbështetjes së sipërmarrjeve inovative në Shqipëri duke kulmuar me evenimente të tilla të njohura si demo-day ose ngjarje finale.

Gjatë këtij aktiviteti nderuan me pjesëmarrjen e tyre Shefi i Bashkëpunimit nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri z. Hubert Perr, Ambasadori i i republikës Federale Gjermane në Shqipëri z. Karlfried Bergner, Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Europën, Mesdheun dhe Azinë Qendrore z. Carsten Schmitz-Hoffmann, Diplomati dhe Sekretari i parë i Ambasadës italiane në Shqipëri Z. Sergio Alias dhe Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Murat Sahin.

“Jam i lumtur sepse katër muaj ishin të mbushura me emocione, trajnime dhe plot ëndrra nga disa ëndërrimtarë. Kjo nuk është një klishe, juria ka përpara një punë të vështirë. Sonte nuk kemi të bëjmë me një konkurs, sonte kemi një shfaqje suksesi të një punë të palodhur 4-mujore,” tha bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala.

“Jemi shumë krenar të mbështesim një eveniment të tillë,” tha drejtuesi projektit EU for Innovation z. Sebastian Berwanger.

Themeluar në 2019-ën dhe i formësuar në një rrjet të gjerë themeluesish, ekspertësh, investitorësh dhe partnerësh të industrisë me misionin për të mbështetur disa prej startupeve më inovative dhe frymëzuese në Shqipëri, prej gjurmës që Uplift Albania kanë lënë në komunitetin e inovacionit dhe sipërmarrjeve në Shqipëri janë sot mëse 40 startupe të diplomuara nga ky program.

“Për mua ky eveniment është shembull më i mirë çfarë duhet të bëjmë dhe përveçse të punojmë me qeverinë Shqiptare duhet të punojmë me të rinj të cilët kanë ide të bukura dhe t’i ndihmojmë ata që këto ide t’i bëjnë realitet,” tha Shefi i Bashkëpunimit nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri z. Hubert Perr.

Duke besuar fort se inovacioni nuk është destinacion por një rrugëtim që asnjëherë nuk mbaron, çdo vit një kohortë prej 10-12 startupesh përzgjidhen për të ndjekur një program intensiv 4-mujor mentorimi të dedikuar dhe personalizuar ku star-tupet eksplorojnë në detaje aspektet e tyre biznesore.

“Programet si Uplift janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e startupeve të cilat vinë nga programe të kaluara inkubimi dhe mbështetjeje. Jemi krenar të ndihmojnë në hapjen e dyerve të reja për start-upet shqiptare,” tha Ambasadori Gjerman në Shqipëri z. Karlfried Bergner drejtuar startupeve të Uplift Albania.

Demo-Day filloi me sesionin “Investor Connect – Speed Dating With Investors” gjatë të cilit startupet e edicionit të 5-të të Uplift prezantuan për 7 minuta me donatorë dhe investitorë të ftuar si Julien Coustaury, Eli Zhabevska, Mergim Cahani, Kamen Bankovski, Igor Madzov, Ardian Hoxha, Rezart Lahi dhe Lorenzo Ait.

“Shpresoj që një prej startupeve të kësaj kohorte të Uplift të rritet në një nivel që të ketë impakt global,” tha Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Europën, Mesdheun dhe Azinë Qendrore z. Carsten Schmitz-Hoffmann.

Beach Master, Future Block, Marigo, Dialogo AI, Nullius in Verba (Niv), Kungul app, Patoko, Cyber Morfosis, Rumio App, Altvista, UnyoCorp-Blite dhe GreenGuard ishin startupet të cilat u përzgjodhën për të ndjekur programin e akselerimit Uplift Albania.

“Uplift Albania është një testament i suksesit. Ne besojmë se edukimi është çelësi i fuqizimit dhe emancipimit ndërsa investimi në kërkim është çelësi i një zhvillimi të qëndrueshëm,” tha Sekretari i Parë i Ambasadës Italiane në Shqipëri z. Sergio Alias.

Nga Inteligjenca artificiale tek fintech, modë, e-commerce, agrikulturë, turizëm dhe siguri kibernetike janë disa prej industrive që mbulonte veprimtaria 12 start-upeve e përzgjedhura për të ndjekur programin 16-javor nën udhëheqjen e disa prej ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.

“Uplift Albania është një histori e vërtetë inovacioni Made in Albania,” tha përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, z. Murat Sahin.

Për rreth 90 minuta, startupet e Uplift Albania filluan prezantimet e tyre 3 minutëshe ndjekur nga 4 minuta pyetje nga juria e cila përbëhej nga: z. Julien Coustaury nga Fil Rouge Capital Venture, znj. Eli Zhabevska nga South Central Ventures, z. Kamen Bankovski nga Planet Nine Ventures dhe Mërgim Cahani nga Gjirafa.

Një program i dedikuar mbështetjes së themeluesve dhe sipërmarrësve në rrugëtimin e tyre, startupet e Uplift Albania duhet të navigojnë jo vetëm mes mundësive të arta, ekspertizës të shquar dhe gjetjes së investimeve por edhe të lartësimit të profileve të tyre jo thjeshtë si novatorë por edhe individë frymëzues për një komunitet të gjerë.

Aplikimet në edicionin e 5-të të Uplift Albania ishin të hapura deri më 4 Janar 2024. 50 start-upe dhe 72 bashkëthemelues aplikuan për tu bërë pjesë e programit.

Më 12 Janar u mbajt Selection Bootcamp ku 20 start-upe garuan ndërsa 12 prej tyre u përgjodhën të ndiqnin programin intensiv 16-javor të Uplift Albania.

Në fund të Demo-Day u ndanë çmime në vlerën 12 mijë euro për tre startupet Nullius in Verba, Unycorp-Blite dhe Patoko.

Një udhëtim studimor mbështetur nga UNICEF në kuadër të projektit “Qëndro” financuar nga qeveria Italiane do të organizohet në datat 8-11 Maj 2024 në Lituani.

9 startupe si Patoko, FloraTech by Greenguard, Kungul App, Cyber Morfosis, UnyoCorp-Blite, Marigo, BeachMaster, Rumio dhe Niv janë ftuar të bëhen pjesë e këtij udhëtimi studimor i cili përmban workshope “Investment Readiness”.

Ndërkaq Beach Master do të përfitojë një mbështetje në vlerën prej 3 mijë euro kredite në platformën Gjirafa Travel.

Uplift Albania fuqizohet nga EU for Innovation, implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Volvo EX30 vlerësohet me çmimin prestigjioz “Best of the Best” nga Red Dot
Tjetra A ju pëlqen look-u i ri që AI i dha Mark Zuckerberg?

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Kozmonautët rusë arrijnë në stacionin hapësinor duke veshur rroba më ngjyra të ngjashme me flamurin ukrainas

20 Mars, 2022
Entertainment

Studimi tregon se nivelet e stresit tek tifozët rriten me 41% në ditët e ndeshjeve

6 Shkurt, 2026
Entertainment

Apple është kompania e parë e akuzuar për shkeljen e Aktit të Tregjeve Dixhitale të BE

26 Qershor, 2024
Entertainment

Karriera e influencerave është një zgjedhje e shumë personave të rinj, por ka anët e saja negative

23 Korrik, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?