Apple ka hequr dy aplikacione të Meta nga App Store në Kinë me kërkesë të qeverisë kineze. WhatsApp dhe Threads janë bërë të padisponueshme në App Store, duke parandaluar instalimet e reja për platformat sociale.
Pse Apple hoqi dy aplikacionet në Kinë?
Wall Street Journal raportoi se rregullatori më i lartë i internetit në Kinë i kërkoi Apple që të heqë aplikacionet Threads dhe WhatsApp nga disponueshmëria për përdoruesit e iPhone në Kinë. Threads ka qenë i disponueshëm në Kinë që nga korriku i kaluar, kur ishte pjesë e top pesë aplikacionet kryesore të instaluara. Mirëpo ky fenomen është mjaft i çuditshëm, pasi Kina ka ndaluar prej kohësh aksesimin e shërbimeve të Meta. Pra, shumë prej përdoruesve kinezë po përdornin VPN për të instaluar këto shërbime. Prania e Threads në Top 5 aplikacionet më të shkarkuara në Kinë bëri që autoritetet kineze të merrnin masa të mëtejshme. Është gjithashtu e habitshme që WhatsApp ishte i disponueshëm për kaq shumë kohë në App Store.
Apple tregoi se Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës përmend shqetësimet e sigurisë kombëtare për kërkesën e tyre. “Ne jemi të detyruar të ndjekim ligjet në vendet ku operojmë, edhe kur nuk jemi dakord”, thotë Apple. “Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës urdhëroi heqjen e këtyre aplikacioneve nga App Store në Kinë bazuar në shqetësimet e tyre të sigurisë kombëtare. Këto aplikacione mbeten të disponueshme për shkarkim në të gjitha vendet e tjera ku shfaqen.”
Në qoftë se Apple nuk përshtatet me kërkesat ligjore të bëra, përbën rrezik që App Store të mbyllet në Kinë.