Përditësimi i ri i softuerit të Apple më në fund sjell emoji të rinj dhe veçori të tjera të shumëpritura në miliona iPhone. Por iOS 18.4 – i prezantuar të hënën – po shkakton gjithashtu një problem të çuditshëm që po shqetëson përdoruesit.
Pas instalimit të iOS 18.4, përdoruesit e iPhone po vërejnë aplikacione të rastësishme lojrash në pajisjen e tyre të cilat nuk ishin të instaluara më parë, si Dropbox, GarageBand, Cooking Mama, Squid Game: Unleashed dhe Last War: Survival.
Përdoruesit ndanë në Reddit eksperiencën e tyre, me një përdorues që tha se ndihet sikur po përdor “një smartphone të lirë kinez”. Tashmë këtë javë, përdoruesit kanë hasur një përkeqësim në jetëgjatësinë e baterisë pas përditësimit, të përshkruar nga njëri si ‘tërësisht e tmerrshme’. Megjithatë, sic e kemi shpjeguar dhe më parë, kjo gjë ndodh vetëm për pak kohë pas instalimit të versionit të ri, deri në përsosjen e sistemit operativ.
Një përdorues tha se nuk gjeti vetëm 1, por 5 aplikacione të instaluara rastësisht pas përditësimit, duke shtuar se telefoni i tyre ishte ‘çuditërisht i nxehtë’.
Nëse jeni të prekur nga ky problem i iOS 18.4, zgjidhja mund të jetë thjesht çinstalimi i tyre nga pajisja juaj derisa të mbërrijë këshilla zyrtare nga kompania. Mund të kontrolloni aplikacionet tuaja të iPhone duke rrëshqitur majtas deri në fund në Home Screen për të shkuar te App Library, më pas duke lëvizur lart e poshtë për të shfletuar listën aplikacioneve.
“Është e qartë se është mjaft e turpshme që një kompani që bën kaq shumë zhurmë për sigurinë të fillojë të instalojë aplikacione të rastësishme në iPhone-ët e njerëzve”, tha Adrian Kingsley-Hughes, një studiues në ZDNet.