Apple mund të detyrohet të rrisë çmimet në të gjithë linjën e produkteve të saj për të kompensuar ndikimin e tarifave të reja të vendosura nga presidenti Donald Trump, me një analist që paralajmëron se një iPhone mund të kushtojë deri në $2,300 nëse prodhimi zhvendoset në SHBA.
Kjo do ta vendoste telefonin inteligjent në të njetën kategori me headset-in Vision Pro të kompanisë, një pajisje jo aq të suksesshme për shkak të kostos së saj shumë të lartë.
Duke folur për Bloomberg TV për pasojat e mundshme nga tarifat reciproke të Donald Trump, analistët treguan: “Nëse doni iPhone të kushtojë $2,300, do të prodhohen në Neë Jersey, ose në Teksas. Nëse ju pëlqejnë iPhone $1,000, duhet të prodhohen në Kinë“.

Apple ka qenë ndër kompanitë më të goditura nga tarifat e Trump. Çmimi i aksioneve të saj ra më shumë se 9% të enjten. Arsyeja pas kësaj rënie është e thjeshtë: zinxhiri i furnizimit të Apple e bën atë një objektiv kryesor për tarifat. Ndërsa produktet e saj janë të dizenjuara në Kaliforni, kompania merr pjesë nga e gjithë Azia, me qendrat kryesore të prodhimit në Kinë, Vietnam, Indi dhe Tajlandë.
Apple ka punuar për të diversifikuar zinxhirin e saj të furnizimit për të reduktuar varësinë nga Kina, tarifat e reja të Trump do të detyrojnë kompaninë të rrisë çmimet e produkteve.
Si rezultat, iPhone 16 bazë, i cili u prezantua me një çmim prej $779, mund të rritet deri në $1,142 – një rritje e paprecedentë prej 43% nëse tarifimi do t’i kalojë plotësisht konsumatorëve. Ndërkohë, iPhone 16 Pro Max, me një ekran më të madh dhe 1 TB hapësirë ruajtëse, mund të rritet nga $1,599 në gati $2,300.