Ditën e djeshme Amazon Web Services (AWS) prezantoi Amazon Bedrock, një shërbim që ofron një mënyrë për krijimin e aplikacioneve të fuqizuar nga AI përmes modeleve të stërvitura më parë nga startups si AI21 Labs, Anthropic dhe Stability AI.
Për momentin aksesi në Bedrock është i limituar, por megjithatë ofron akses në Titan Foundation Models, një gup modelesh gjuhësore të trajnuara nga Amazon Web Services.
“Aplikimi i machine learning në botën reale, duke zgjidhur problematikat e bizneseve në kohë reale, është gjëja që ne bëjmë më së miri.” tha Vasi Philomin, zëvëndës president i inteligjencës gjenerues artificiale në AWS. “Ne mendojmë se të gjithë aplikacionet mund të riimagjinohen përmes inteligjencës artificiale.”
Bedrock është forca më e madhe e Amazon në tregun e generative AI, i cili mendohet se do të ketë një vlerë prej $110 miliardë deri në vitin 2030. Dhe pse informacionet mbi çmimin e këtij shërbimi nuk janë publikuar ende, kompania tregon se Bedrock është një shërbim që është krijuar për klientët e mëdhenj që dëshirojnë të ndërtojnë aplikacione AI “për një ndërmarrje”.
Modelet e palës së 3-të të përfshira nga Bedrock si AI21 Labs , Anthropic dhe Stability AI mund të gjenerojnë tekste në gjuhë të ndryshme si spanjisht, frengjisht, gjermanisht, portugalisht apo italisht, të kryejnë detyra përmes proçesimit të teksteve si dhe të gjenerojnë imazhe apo logo.