January 29, 2022

Të gjithë modelet e iPhone 14 do të kenë ekran 120Hz, 6 GB RAM dhe shumë upgrade të tjera

Të gjithë modelet e iPhone 14 do të kenë ekran 120Hz, 6 GB RAM dhe shumë upgrade të tjera

Në një raportim të ri nga MacRumors tregohet se në gjeneratën e re të iPhone 14, të gjithë modelet do të vijnë me ekrane me refresh rate 120Hz. Aktualisht modelet e iPhone 13 që kanë një refresh rate të tillë janë vetëm ato Pro.

Një tjetër përmirësim që pritet të bëhet në këto pajisje është rritja e kapacitetit të RAM deri në 6GB. Më parë besohej se Apple do të përfshinte 8GB RAM në pajisjet e reja, mirëpo kjo gjë është hedhur poshtë për shkak të kostos së lartë që ky veprim mund të ketë. 6GB RAM është një rritje për modelet normale të iPhone-ve, pasi 13 Pro dhe 13 Pro Max janë që tani të pajisura me 6GB RAM.

Analisti Pu i MacRumors shpjegon se njësoj si Ming-Chi Kuo dhe TrendForce se modelet Pro në iPhone 14 do të kenë kamera 48MP. Sasia e memories së brendshme do të pësojë gjithashtu një rritje në modelin bazë, duke shkuar kështu në 256GB.

Pu është një analist më pak i njohur se Ming-Chi Kuo për sa i përket lajmeve rreth Apple, prandaj ne do të na duhet të presim deri në momentin kur diçka e tillë të konfirmohet dhe nga vetë Apple.

 

Article by Kristian Hodo 

Saturday, 15 January 2022 08:54 Last modified on Wednesday, 26 January 2022 10:45

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019