Walter Isaacson, i cili më parë ka shkruajtur biografinë e personave mjaft të njohur si Steve Jobs, Benjamin Franklin dhe shumë personave të tjerë, do të publikojë në datën 12 shtator të këtij viti një biografi të CEO-s së Tesla, Elon Musk.
Simon & Schuster ka nisur që të marrë porosi për librin me 688 faqe që sipas përshkrimit duket se do të ofrojë një këndvështrim të dhimbshëm për këtë CEO që shpesh herë është ndër personat më të diskutuar në planet falë veprave të tij.
“Kur Elon Musk ishte një fëmijë në Afrikën Jugore, ai rrihej rregullisht nga personat që e ngacmonin. Një ditë një grup personash e shtynë atë nga shkallët dhe e shkelmuan atë deri sa fytyra e tij u shndërrua në një top të fryrë lëkure. Pas kësaj ai u shtrua në spital për një javë. Megjithatë plagët fizike ishin shumë më të vogla krahasuar me ato emocionale të shkaktuara nga babai i tij, një inxhinier, mashtrues dhe fantazizst karizmatik.” lexohet në website-in e këtij libri.
Kjo fëmijëri duket se ka ndikuar shumë në psikologjinë e Musk, duke e shndërruar atë në “një fëmijë të rritur të fortë por të pambrojtur, i prirur për të patur ndryshime të menjëhershme në humorin e tij, me një tolerancë mjaft të lartë ndaj rrezikut, një tërheqje ndaj dramave dhe një intensitet maniak që shpesh herë e bënte të pashpirt ose shkatërrues.”
Musk dhe Isaacson ranë dakord për të krijuar një bashkëpunim të tillë në vitin 2021. Isaacson shpenzoi 2 vite duke takuar vazhdimisht Musk, duke folur me miqtë e tij, familjen dhe rivalët për të mësuar sa më tepër rreth tij.