Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Samsung nis numërimin mbrapsht drejt Milano Cortina 2026, duke prezantuar ekipin e ri Team Samsung Galaxy
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Samsung nis numërimin mbrapsht drejt Milano Cortina 2026, duke prezantuar ekipin e ri Team Samsung Galaxy
Entertainment

Samsung nis numërimin mbrapsht drejt Milano Cortina 2026, duke prezantuar ekipin e ri Team Samsung Galaxy

Last updated: 21 Janar, 2026 9:01 pm
Ndaj
13 Min lexim

Samsung Electronics, Partner Botëror Olimpik dhe Paralimpik, prezantoi sot formacionin e ri të atletëve të Team Samsung Galaxy për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Ekipi i ri bashkon 68 atletë nga 17 vende, duke përfaqësuar si sportet olimpike ashtu edhe ato paralimpike. Çdo anëtar i Team Samsung Galaxy është përzgjedhur për rrugëtimin e tij personal, një rrugëtim që mishëron hapjen dhe gjithëpërfshirjen, brenda dhe jashtë fushës së garës.

Duke sjellë mesazhin “Open always wins” në rrugëtimin drejt Milano Cortina 2026

Atletët do të ndajnë rrugëtimet e tyre drejt Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore dhe do të ndihmojnë në përcjelljen e mesazhit qendror të Samsung për Milano Cortina 2026, “Open always wins”. I prezantuar për herë të parë në Paris 2024, ky koncept rikthehet në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore si pasqyrim i besimit të Samsung se, me një mendje të hapur, gjithçka është e mundur. Team Samsung Galaxy do ta përcjellë këtë mesazh te fansat në mbarë botën përmes ndarjes së historive personale që tregojnë se si kjo qasje udhëheq jetën dhe karrierën e tyre.**

“Atletët dhe fansat janë në zemër të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, dhe Samsung është krenare që i afron ata më shumë me njëri-tjetrin dhe i bën momentet më të lidhura nga mënyra se si atletët ndajnë rrugëtimet e tyre, deri te mënyra se si fansat i përjetojnë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike,” tha Sophia Kim, Zëvendëspresidente dhe Drejtuese e Grupit të Marketingut të Përvojës, Mobile eXperience (MX) Business, në Samsung Electronics. “Së bashku me Team Samsung Galaxy, do të hapim perspektiva të reja dhe mundësi të pafundme gjatë gjithë Lojërave, ky është mesazhi ynë ‘Open always wins’ për fansat dhe komunitetet.”

Atletë që i japin jetë konceptit të mundësive të reja

Me një prani të fortë në nëntë disiplina kyçe, përfshirë snowboarding, patinazh shpejtësie, ski, bobsleigh dhe ski ndër-vendesh, sporte që mishërojnë kreativitetin, shprehjen dhe performancën nën presion, formacioni i Team Samsung Galaxy pasqyron diversitetin e sporteve dimërore.

Për Milano Cortina 2026, Team Samsung Galaxy përfshin kampionin olimpik të ski-së freestyle, Alex Hall (SHBA), vëllain dhe motrën të skis-së freestyle, Miro dhe Flora Tabanelli (ITA), performuesin inovativ të trukeve të para botërore në snowboarding, Ian Matteoli (ITA), kampionen e shumëfishtë botërore në short track speed skating dhe medalisten olimpike, Minjeong Choi (KOR), kampionen botërore në ski freestyle, Zoe Atkin (GB), dhe dy herë kampionen olimpike në snowboarding, Anna Gasser (AUT). Në ski alpin, Arthur Bauchet (FRA) mban tituj të shumtë paralimpikë dhe botërorë, ndërsa Adam Žampa (SVK) sjell eksperiencë të thellë në skenën ndërkombëtare. Team Samsung Galaxy për Milano Cortina 2026 përfshin gjithashtu elitat e patinazhit figurativ, duke përfshirë kampionen botërore Alysa Liu (SHBA) dhe dy herë kampionin botëror Ilia Malinin (SHBA).

Në sporte dhe kufij të ndryshëm, secili atlet i Team Samsung Galaxy sjell frymën e gjithëpërfshirjes në jetën e tij në mënyrën e vet personale. Formuar nga kreativiteti, qëndrueshmëria dhe gatishmëria për të eksploruar atë që është e mundur, rrugëtimet e tyre shkojnë përtej garës, duke frymëzuar fansat në mbarë botën, duke treguar se si një mendje e hapur mund të ndikojë jo vetëm në performancë, por edhe në jetën e përditshme, brenda dhe jashtë rrugëtimit drejt Milano Cortina 2026.

Për Ian Matteoli, gjithëpërfshirja shprehet përmes kreativitetit të guximshëm. Një nga snowboarder-ët më të ndritshëm të rinj të Italisë, i cili bëri histori si i pari që realizoi një frontside 2160 në garë, një moment që tregoi si mjeshtërinë teknike, ashtu edhe qasjen e hapur dhe pa frikë ndaj përparimit. Rritur në një familje snowboarding-u, rrugëtimi i tij është përcaktuar nga një rikthim i vendosur pas një dëmtimi serioz, duke luftuar për të arritur përsëri formën më të lartë. Si pjesë e një gjenerate që e sheh sportin si performancë dhe stil jete, Ian ndërthur snowboarding-un dhe skateboarding-un, duke mbajtur një mendje të hapur ndërsa përfaqëson vendin e tij në Milano Cortina 2026.

“Snowboarding gjithmonë ka qenë pjesë e jetës sime, më shumë se thjesht një sport. Është një mënyrë për të shprehur atë që jam,” tha Ian. “Pas dëmtimit tim, ndryshova mënyrën se si i afrohesha snowboarding-ut dhe jetës, duke u sfiduar të kthehesha më i fortë, më kreativ dhe më i lidhur me arsyen pse e dua këtë sport. Përfaqësimi i Italisë në tokën tonë është diçka jashtëzakonisht e veçantë dhe mbështetja e Samsung më motivon të vazhdoj të sfidoj veten në mënyrë kreative.”

Për Mike Schultz, hapja shprehet përmes rikrijimit dhe qëndrueshmërisë. Pas një aksidenti që i ndryshoi jetën, ai rindërtoi rrugëtimin e tij atletik duke qëndruar i hapur ndaj mënyrave të reja të të menduarit, trajnimit dhe krijimit, duke shndërruar sfidat në mundësi, madje duke inxhinieruar vetë protezën e tij për t’u rikthyer në garat elitarë. Përmes një mendjeje të hapur, e bazuar në kreativitet dhe aftësi përshtatjeje, Mike vazhdon të evoluojë qasjen e tij ndaj performancës dhe rikuperimit, duke fituar tre medalje paralimpike dhe tituj të shumtë kampionati botëror. Historia e tij tregon se si hapja mund të shndërrojë vështirësitë në progres me qëllim.

“Po të mos ishte për kreativitetin, nuk do të isha aty ku jam sot. Pas aksidentit tim, më duhej të rimendoja plotësisht mënyrën se si stërvitesha dhe rikuperoja. Të qëndrosh i hapur ndaj ideve të reja dhe të përdorësh teknologjinë për të kuptuar më mirë trupin tim më ndihmoi të rindërtohesha me besim,” tha Mike. “Është e pabesueshme të jem pjesë e Team Samsung Galaxy, duke marrë parasysh se si mjetet si platforma digjitale për shëndetin kanë mbështetur progresin tim, duke më lejuar të stërvitem më mençur dhe të vazhdoj të ec përpara si atlet.”

Alex Hall ka diversifikuar rrugëtimin e tij profesional duke krijuar një markë filmi për ski, që dokumenton skijimin urban dhe atë në male të largëta. I rritur në Zyrih para se të zhvendosej në Park City, ai ka kaluar fëmijërinë në dy kontinente dhe sjell një perspektivë globale në ski freestyle, duke kombinuar saktësinë teknike me shprehjen artistike. Jashtë shpatit, mendësia e tij shtrihet edhe në bërjen e filmave, ku ai gjen frymëzim për truket e reja pa u lodhur mendërisht. Aftësia e tij për të bashkuar sportin, artin dhe rrëfimin e historiave e bën atë një nga zërat më kreativë të skiut freestyle sot.

“Jam krenar që jam pjesë e Team Samsung Galaxy dhe përfaqësoj një markë që afron atletët dhe komunitetet në një nivel globale,” tha Alex. “Për mua, në sport nuk ka kufij. Secili mund të shprehë veten në mënyrën e vet dhe Samsung na fuqizon ta bëjmë këtë, brenda dhe jashtë dëborës, përmes teknologjisë së tij.”

Minjeong Choi shpreh hapjen duke frymëzuar skate-rët e rinj të short track speed skating përmes përvojave të saj personale. Si dy herë kampione olimpike në 1,500 m për femra dhe mbajtëse e disa rekordeve botërore në patinazh shpejtësie, historia e saj e ekselencës së qëndrueshme nën presion dhe gatishmëria e saj e vazhdueshme për të evoluar, hap perspektiva të reja për gjeneratat e ardhshme. E admiruar për udhëheqjen e saj, pasioni i saj për t’u përshtatur, për të mësuar dhe për të udhëhequr pasqyron se si hapja ushqen qëndrueshmërinë dhe performancën si një atlet elit.

“Jam e lumtur që i bashkohem përsëri Team Samsung Galaxy pas Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022,” tha Minjeong. “Team Samsung Galaxy gjithmonë ka frymëzuar njerëzit të hapin më shumë mundësi përmes sportit. Në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, do të vazhdoj të krijoj një ndikim pozitiv së bashku me Team Samsung Galaxy.”

Vazhdimi i rrugëtimit drejt Milano Cortina 2026

Me Team Samsung Galaxy, Samsung ripërsërit angazhimin e tij të gjatë ndaj lëvizjes Olimpike dhe Paralimpike. Ndërsa bota shikon drejt Milano Cortina 2026, Samsung do të theksojë histori autentike të atletëve që shkojnë përtej rezultateve, duke forcuar gjithëpërfshirjen si një vlerë që lidh atletët, fansat dhe komunitetet në mbarë botën përmes teknologjisë. Informacione shtesë mbi “Open always wins” dhe mbështetjen e Samsung për Lojërat Olimpike Dimërore do të prezantohen gjatë vazhdimit të rrugëtimit drejt Milano Cortina 2026.

Ekipi Samsung Galaxy për Milano Cortina 2026:

  1. Zoe Atkin (Mbretëria e Bashkuar), Ski freestyle
  2. Amedeo Bagnis (Itali), Skeleton
  3. Corrado Barbera (Itali), Ski alpin
  4. Elia Barp (Itali), Ski ndër-vendor
  5. Marta Bassino (Itali), Ski alpin
  6. Arthur Bauchet (Francë), Ski alpin përatletik
  7. Giacomo Bertagnolli (Itali), Ski alpin përatletik
  8. Federica Brignone (Itali), Ski alpin
  9. Gaon Choi (Koreja e Jugut), Snowboard
  10. Minjeong Choi (Koreja e Jugut), Patinazh shpejtësie në pistë të shkurtër
  11. Giorgia Collomb (Itali), Ski alpin
  12. Stefania Constantini (Itali), Curling
  13. Elena Curtoni (Itali), Ski alpin
  14. Renè de Silvestro (Itali), Ski alpin përatletik
  15. Lara Della Mea (Itali), Ski alpin
  16. Simone Deromedis (Itali), Ski freestyle
  17. Leonardo Donaggio (Itali), Ski freestyle
  18. Roland Fischnaller (Itali), Snowboard
  19. Arianna Fontana (Itali), Patinazh shpejtësie në pistë të shkurtër
  20. Loris Framarin (Itali), Snowboard
  21. Giovanni Franzoni (Itali), Ski alpin
  22. Ralfs Freibergs (Letoni), Hokej në akull
  23. Jole Galli (Itali), Ski freestyle
  24. Anna Gasser (Austri), Snowboard
  25. David Ghiotto (Itali), Patinazh shpejtësie
  26. Tommaso Giacomel (Itali), Biatlon
  27. Renārs Grantiņš (Letoni), Bobslej
  28. Daniel Grassl (Itali), Patinazh artistik
  29. Alex Hall (Shtetet e Bashkuara), Ski freestyle
  30. Jakub Hroneš (Republika Çeke), Snowboard
  31. Daeheon Hwang (Koreja e Jugut), Patinazh shpejtësie në pistë të shkurtër
  32. Alex Insam (Itali), Kërcim me ski
  33. Gilli Kim (Koreja e Jugut), Patinazh shpejtësie në pistë të shkurtër
  34. Marcus Kleveland (Norvegji), Snowboard
  35. Tess Ledeux (Francë), Ski freestyle
  36. Alysa Liu (Shtetet e Bashkuara), Patinazh artistik
  37. Nicola Liviero (Itali), Snowboard
  38. Zrinka Ljutić (Kroaci), Ski alpin
  39. Jacopo Luchini (Itali), Snowboard përatletik
  40. Ilia Malinin (Shtetet e Bashkuara), Patinazh artistik
  41. Valentina Margaglio (Itali), Skeleton
  42. Ian Matteoli (Itali), Snowboard
  43. Txema Mazet-Brown (Mbretëria e Bashkuar), Snowboard
  44. Annika Morgan (Gjermani), Snowboard
  45. Dominik Paris (Itali), Ski alpin
  46. Anna Pezzetta (Itali), Patinazh artistik
  47. Federico Pellegrino (Itali), Ski ndër-vendor
  48. Emanuel Perathoner (Itali), Snowboard
  49. Manon Petit-Lenoir (Francë), Snowboard
  50. Laura Pirovano (Itali), Ski alpin
  51. Sára Pónya (Hungari), Ski ndër-vendor
  52. Jongun Rim (Koreja e Jugut), Patinazh shpejtësie në pistë të shkurtër
  53. Matteo Rizzo (Itali), Patinazh artistik
  54. Marta Rossetti (Itali), Ski alpin
  55. Suzanne Schulting (Holandë), Patinazh shpejtësie
  56. Mike Schultz (Shtetet e Bashkuara), Snowboard përatletik
  57. Arianna Sighel (Itali), Patinazh shpejtësie në pistë të shkurtër
  58. Petro Sighel (Itali), Patinazh shpejtësie në pistë të shkurtër
  59. Bart Swings (Belgjikë), Patinazh shpejtësie
  60. Flora Tabanelli (Itali), Ski freestyle
  61. Miro Tabanelli (Itali), Ski freestyle
  62. Deniss Vasiļjevs (Letoni), Patinazh artistik
  63. Lisa Vittozzi (Itali), Biatlon
  64. Leon Vockensperger (Gjermani), Snowboard
  65. Walter Wallberg (Suedi), Ski freestyle
  66. Dorothea Wierer (Itali), Biatlon
  67. Michał Woźniak (Poloni), Patinazh artistik
  68. Adam Žampa (Sllovaki), Ski alpin

Article by Xhonald Mamo

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shkencëtarët krijojnë një program që parashikon rrezikun për demencë apo infarkt duke analizuar gjumin tuaj
Tjetra Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Përdorimi i smartphone-ve në moshat e vogla rrit shanset për probleme të shëndetit mendor më vonë gjatë jetës

4 Gusht, 2025
Entertainment

Microsoft po përgatitet të largojë nga puna me mijëra punonjës

19 Janar, 2023
Entertainment

Twitter mbyll zyrat në Bruksel ndërkohë që reformat e Musk nisin të përhapen në Evropë

25 Nëntor, 2022
Entertainment

Trump kërcënon BE me vendosjen e tarifave deri në 50%

24 Maj, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?