Fansa të NFS Most Wanted mblidhuni!
Trashëgimia e serisë më të dashur nga fansat e BMW vazhdon të jetojë nëpërmjet M3.
Një video teaser shfaq një BMW M3 teksa bën xhiro në Nürburgring gjatë testeve të fundit për të sjellë një sistem asistimi elektrik . Mjeti vazhdon të jetë i mbuluar me kamuflazhin për të mos shfaqur përpara kohe design-in e makinës, por sidoqoftë ka detaje që mund të spekulohen.
Grila masive e ndeshur tek Seria 4 dhe M4 duket se është kursyer tek kjo M3. Fenerët janë ndryshuar megjithëse jo radikalisht. Stopat e pasëm vazhdojnë të respektojnë gjeometrinë klasike të një të pasme klasike prej M3shi por kësaj radhe janë stilizuar me linja më të holla e të mprehta. Filozofi e parë për herë të parë për mahninë e të gjithve tek M8.
Për herë të parë M3 do të jetë 4×4. Sistemi i katër rrotave aktive do të ketë një matës të koefiçentit të forcës së fërkimit dhe do të informojë sistemet elektronike për terrenin, dhe makina vetë do të bëjë rregullimet e duhura.
Versioni me rrotat e pasme aktive dhe kambio manuale do të vazhdojë të ofrohet nën linjën Pure dhe pritet të dalë i pari në fillim të 2021. Versioni me katër rrota aktive do të mbërrijë vonë në 2021 dhe do të ketë vetëm kambio automatike.
Motorri do të jetë një variant i S58 bi-turbo 3.0 inline 6 njësoj si tek M4. Kombinim i cili do të prodhojë 503 kuaj fuqi.
Zërat flasin për një version edhe më të fuqishëm M3 CS por për këtë ende nuk kemi i formacion të sakta.