Apple Maps do të jetë vërtetë shërbim për tu provuar kësaj radhe. Me iOS 14 aplikacioni do të marrë funksione të reja si drejtime çiklistësh, intinerar për automjetet elektrike dhe guida të kuruara.
Por aplikacioni do të ketë edhe një marifet shumë të dobishëm.
Në zona të ngarkuara, ku iPhoni jot mund të mos gjejë dot vendndodhjen, Apple Maps do të të thotë të ngresh telefonin lart dhe të skanosh ndërtesat përgjatë rrugës për të përcaktuar lokacionin tënd.
Ky opsion vjen i frymëzuar sigurisht nga Look Around i Street View nga Google. Por kjo është më e rafinuar sepse gjithçka është në 3D ndaj edhe mund të kuptosh më mirë relievet.
Kur përdor këtë mundësi Apple nuk dërgon të dhëna serverave të vetë, i gjithë proçesi i krahasimit bëhet në aparatin tënd, duke shtuar kështu një ekstra shtresë sigurie.