August 11, 2020

Ky app falas tregon kur apps të tjera janë duke përdorur kamerën apo mikrofonin tënd

Vlerëso këtë lajm
(4 votes)
Ky app falas tregon kur apps të tjera janë duke përdorur kamerën apo mikrofonin tënd

Rikthehemi tek shqetësimi i përhershëm i bisedave të përgjuara. Ndërsa je duke planifikuar me shokët pushimet e ardhshme, sapo merr telefonin të cilin e kishe lënë në tavolinë, hap Instagramin dhe reklama e parë është një ofertë për ty dhe shokët e tu diku në Turqi.

iOS 14 po ndjek politika agresive ndaj aplikacioneve që regjistrojnë pa lejen tuaj, Google ka ndërmarrë nga ana tjetër një sërë hapash për të përmirësuar lejet që jep për akses, privatësia dhe transparenca është temë e nxehtë dhe gjatë kësaj dekade një sfidë.

Android ende nuk e ka sjellë një lajmërim si iOS 14, por për këtë ka aplikacione si Access Dots e cila ndez një dritë portokalli ose jeshile sa herë që një aplikacion është duke përdorur mikrofonin apo kamerën me apo pa lejen tënde.

Për fat të keq aplikacioni ende nuk mund të të tregojë se cili është aplikacioni spiun, ndaj me të parë pikën duhet të futesh të gjesh cilat aplikacione janë duke punuar. Të paktë edhe në Android do të kemi një mënyrë për ta marrë vesh, jo nga vetë sistemi operativ por sipas tendencave duket se ka ardhur koha për një të tillë.

Për ta shkarkuar aplikacionin mjafton të futeni në Play Store nga ku mund ta shkarkoni falas.

Saturday, 25 July 2020 16:22 Last modified on Sunday, 26 July 2020 14:38

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo