Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Si teknologjia po përmirëson eksperiencën e konsumatorëve?
    9 Korrik, 2025
    Windows 11 parakalon Windows 10 dhe është zyrtarisht OS më i përdorur në desktop
    8 Korrik, 2025
    13 vjeçari detyroi Microsoft të ndryshojë rregullat e programit të sigurisë pasi gjeti një dobësi në sigurinë e Teams
    6 Korrik, 2025
    Ja se si të kuptoni nëse smartphone-i juaj është hakeruar
    6 Korrik, 2025
    Raportimet e reja tregojnë se Meta po stërvit AI që të nisë bisedë me përdoruesit dhe kur ata nuk po e përdorin shërbimin
    4 Korrik, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve Pixel në Spanjë shikohen me dyshim nga policia
    4 Korrik, 2025
    Publikohet në rrugë jo-zyrtare kapaciteti i baterisë së iPhone 17 Pro Max
    4 Korrik, 2025
    OnePlus mund të jetë kompania kinëze e rradhës që do të ndalohet në SHBA
    3 Korrik, 2025
    Apple mund të ndryshojë pozicionin e logos së mollës në iPhone 17 Pro
    3 Korrik, 2025
    Honor prezanton smartphone-in e ri të palosshëm më të hollë në botë, Magic V5
    3 Korrik, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Bashkë-themeluesi i Twitter krijon një aplikacion të ri për komunikim përmes Bluetooth që nuk ka nevojë për internet
    9 Korrik, 2025
    Microsoft Edge përmirëson sërish shpejtësitë e ngarkimit të ndërfaqes me 40%
    9 Korrik, 2025
    Bisedat në FaceTime në versionin iOS 26 do të ndërpriten nëse zbulohet nuditet
    8 Korrik, 2025
    ByteDance do të prezantojë një version amerikan të TikTok në shtator
    8 Korrik, 2025
    Trump tregon se SHBA do të nisin diskutimet me Kinën rreth TikTok këtë javë
    7 Korrik, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë një organele të re brenda qelizave humane
    8 Korrik, 2025
    Terapia gjenike rikthen dëgjimin tek pacientët e shurdhër
    3 Korrik, 2025
    Shkencëtarët nisin punën për të krijuar për herë të parë nga fillimi ADN humane
    29 Qershor, 2025
    Kjo bojë “djersit” për të mbajtur të freskët shtëpinë tuaj
    17 Qershor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë qarkun e ri plotësisht të riciklueshëm që mund të zgjidhë problemin e mbetjeve elektronike
    4 Qershor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Peticioni “Stop Killing Games” mbledh 1 milionë firma, BE mund të vendosë rregulla të reja për lojërat online
    9 Korrik, 2025
    GTA 5 do të vijë dhe në Arabinë Saudite pas 7 vitesh pritje
    6 Korrik, 2025
    Qeveria japoneze publikoi një hartë në Minecraft që tregon në detaje qendrën më të madhe në botë të kontrollit të përmbytjeve
    18 Qershor, 2025
    Nintendo Switch 2 vendos rekorde të reja duke shitur 3.5 milionë njësi globalisht në 4 ditët e para pas prezantimit
    12 Qershor, 2025
    Xiaomi SU7 Ultra do të vijë në Grand Turismo 7
    8 Qershor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Huawei aplikon për patentimin e baterisë për makina elektrike që karikohet në 5 minuta dhe ofron autonomi deri në 3,000 km
    7 Korrik, 2025
    Mercedes pretendon se bota nuk ishte gati për modelin tërësisht elektrik EQS
    6 Korrik, 2025
    Volvo Cars prezanton për herë të parë në botë rripin e sigurimit multi adaptiv me Volvo EX60
    27 Qershor, 2025
    BYD po teston bateritë në gjendje të ngurtë në modelin Seal që do të ofrojë autonomi deri në mbi 1,800 km
    21 Qershor, 2025
    Bateria për makina elektrike që karikohet plotësisht në 18 sekonda merr dritën jeshile për prodhim në masë
    18 Qershor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Zyrtari në Xbox këshillon stafin e pushuar nga puna të përdorin AI për të lehtësuar stresin emocional
    8 Korrik, 2025
    Këto janë shtetet më të lira dhe më të shtrenjta për të jetuar në Evropë
    7 Korrik, 2025
    Ja sa paguhen punonjësit në Meta
    4 Korrik, 2025
    Nëse do të kursesh dhe të argëtohesh, lexoje këtë para 15 korrikut
    2 Korrik, 2025
    Evropa sfidon kompanitë ajrore mbi tarifat për bagazhet e dorës
    1 Korrik, 2025
Search
Duke lexuar: AMA prezanton raportin e parë të bashkëpunimit me TikTok
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Apps > AMA prezanton raportin e parë të bashkëpunimit me TikTok
Apps

AMA prezanton raportin e parë të bashkëpunimit me TikTok

Last updated: 5 Nëntor, 2024 2:52 pm
Ndaj
2 Min lexim

Disa muaj më parë në Geek Room raportuam se si Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë kishte arritur një marrëveshje me TikTok për të bërë të mundur eliminimin e përmbajtjeve të dëmshme dhe denigruese të postuara në platformë në të cilat është përdorur gjuha shqipe.

Ishte disi e vështirë më parë për TikTok që të eliminonte këto video nga platforma për shkak të barrierës së gjuhës, megjithatë AMA rezultoi të jetë një ndërmjetës i rëndësishëm për përmirësimin e komunitetit në rrjetin social TikTok.

Kësaj here nëpërmjet një postimi në LinkedIn, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi publikoi raportin e parë të krijuar që nga nisja e bashkëpunimit me TikTok për raportimin e videove të dëmshme për komunitetin online. Nga ky postim bëhet e ditur se numri total i ankesave të ardhura në website-in e posaçëm të AMA ishte 486.

Megjithatë pas kontrollimeve të bëra dhe nga personeli përkatës në AMA rezultoi se 154 prej këtyre videove janë vlerësuar në shkelje të ligjit. 149 video janë fshirë tashmë nga kjo platformë, ndërkohë që 5 të tjera janë ende në shqyrtim.

Një tjetër sfidë e rëndësishme në këtë platformë është dhe ajo kundër piraterisë, dhe AMA ka bërë të mundur raportimin dhe fshirjen e pothuajse 1000 videove që reklamonin piraterinë.

Numri total i videove të raportuara për pirateri arriti në 986 dhe të gjitha këto video janë fshirë tashmë nga TikTok. Në të njëjtin rrugëtim, u bë i mundur mbyllja e 131 profileve të ndryshme për përmbajtje të piratuara.

Në postim znj. Krasniqi inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë video të tilla në website-in e dedikuar të AMA për ta bërë komunitetin e TikTok sa më të sigurt.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Publikohen në rrugë jo zyrtare kasat mbrojtëse për Samsung Galaxy S25, S25+ dhe S25 Ultra
Tjetra Aftësitë në luajtjen e video-lojrave ndikojnë në suksesin e kirurgëve

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
sunnyhillfestival
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Bashkë-themeluesi i Twitter krijon një aplikacion të ri për komunikim përmes Bluetooth që nuk ka nevojë për internet
Apps
9 Korrik, 2025
Microsoft Edge përmirëson sërish shpejtësitë e ngarkimit të ndërfaqes me 40%
Apps
9 Korrik, 2025
Peticioni “Stop Killing Games” mbledh 1 milionë firma, BE mund të vendosë rregulla të reja për lojërat online
Gaming
9 Korrik, 2025
Si teknologjia po përmirëson eksperiencën e konsumatorëve?
Tech
9 Korrik, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Startup-i kinez teston klinikën e parë mjekësore të fuqizuar nga AI në Arabinë Saudite

18 Maj, 2025
Apps

Ky shërbim i ri në WhatsApp mbron bisedat tuaja “speciale”

16 Maj, 2023
Tech

Shqipëria renditet e parafundit për sa i përket shpejtësisë së internetit në Evropë

9 Gusht, 2024
Apps

Instagram sjell logon e vjetër me rastin e ditëlindjes së 10-të

6 Tetor, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?