Edhe pse pandemia vazhdon të ekzistojë Beijing Motor Show vendos të zhvillohet sigurisht nën masa të rrepta sigurie.
Kryefjala e këtij eventi sigurisht që do të ishin makinat elektrike, e ndër start-upe e koncepte të reja, veteranë të lojës si Hyundai kanë treguar gjithashtu alternativat e tyre.
Prophecy dhe RM20e janë dy prototipe të cilat sipas kompanisë do t’i shohim shpejt nëpër rrugë.
Prohpecy duket si një përzjerje midis Tesla Model 3 dhe Porsche 911. Një formë krejt e rrjedhshme, drita me piksela dhe një trup si i zbritur nga hapësira.
E dyta është më shumë njl qetësues për shpirtin, sepse na vërteton se pavarsisht avancimeve hatchbacks do të vazhdoj të prodhohen.
Totalisht e pritshme që një nga kompanitë më të suksesshme të rally të mendojë përpara e të fillojë implementimin e motorrit elektrik në skuderinë e vetë.
Një bateri prej 60kw dhe një rekord shpejtësie nga 0-100kmh për 3.0 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250kmh.
E ngushtë dhe e mbledhur, një formulë e përsosur për sport.