Ne ç’kohë po jetojmë, vite e vite dedikim e inovacion dhe prezantimi i kryeveprave që duhen përjetuar kufizohet nga një ekran i vogël në lidhje live.
Klasi superior i Mercedes Benz hyn në gjeneratën W223 me S-classin e prezantuar ditën e sotme dhe misioni është i qartë; ruajtja e vendit të parë për teknologji, luks dhe inovacion.
Automjeti do të vijë në disa opsione motorrash por ndër të tjera do të sjellë edhe një version hibrid me kapacitet 97km. Nuk do të kemi një S totalisht elektrike, ajo do të vijë me linjën e re EQS
Parë më në fund pa kamuflazhin, makina plotëson pritshmëritë; elegante, me stil dhe prezencë të padiskutuar.
Pjesa e përparme identifikohet nga një grilë e stërmadhe e cila vazhdon ti rrijë besnike trashëgimisë Mercedes-Benz. Fenerët më të hollë e agresiv si gjithë Benzat e rinj. Pjesa e prapme është kursyer nga linja të panevojshme pavarsisht përmasës së konsiderueshme, ku si element dallues mbizotërojnë stopat trekëndor tashmë simbolik.
Interieri më pas na bindë pa shumë mund se S-class është zgjedhja e duhur për rrugë të gjata të rehatshme. Deri në 5 ekrane OLED mund të integrohen në të, pajisur me 3D.
Teslifikimi i automejteve nuk mund të mungonte kurrsesi, kjo pasi ekrani kryesor është masiv kësaj here aq i madh sa Augumented Reality në të duket gati gati real. Por fatkeqësisht niveli i autonomisë nuk ka arritur dot konkurentin amerikan ndërsa ndalet tek niveli 3.
Një detaj interesan i prezantuar me të është sistemi i kthimit të 4 rrotave. Prej të cilit rrotat e pasme mund të kthehen deri në 10 gradë për të manovruar më ngushtë. Shasia mundet të skanojë vazhdimisht terrenin dhe të bëjë ndryshime në suspension deri në 1000 herë në sekondë.
Ky mjet kurorëzon më të mirën e Mercedes-Benz, dhe sulet direkt drejt Audi A8 dhe BMW Seria 7. Do të ketë qartësisht edhe një version ultra i cili do të marrë kurorën e Maybach.
Ta shohësh të vozisë nëpër rrugët e qytetit do të jetë për tu shijuar.