August 11, 2020

Kjo makinë elektrike e Mercedes Benz do të bëjë 700km me një karikim

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Kjo makinë elektrike e Mercedes Benz do të bëjë 700km me një karikim

Mercedes-Benz është mbret i cilësisë kjo është e qartë, por nëse në industrinë e automjeteve me motorr me djegie të brendshme është lider, në atë elektrike është ende në hapa fillestarë.

Ama kjo nuk e pengon që të shpalosë ambiciet e veta, ndërsa deklaron se EQS e ardhshme do të ketë një maksimum kilometrazhi prej 700km për karikim.

Deklaratat vijnë në një kohë kur EQS del nga faza e konceptit dhe i afrohet prodhimit. Ky mjet i cili sipas Daimler do të jetë lider në treg do të ketë një bateri 100kWh, njejtë si Tesla Model S, e cila së fundmi mori çertifikimin për 402 milje 647km. Mercedes mund t'i ketë në letra 53km më shumë por Tesla mbetet lider në këtë fushë.

Për më tepër Ola Källenius, shefja e Daimler tha se EQS do të konkurojë me S-Class të vetë kompanisë.
Kjo veturë do të jetë në të njëjtin nivel të luksit, rehatisë dhe sigurisë.

Produksioni i EQS pritet të fillojë në fund të vitit dhe modelet e para do t'i shohim në treg në 2021.

Saturday, 01 August 2020 13:55

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo