Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
Cars

Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina

Last updated: 23 Dhjetor, 2025 2:03 pm
Ndaj
6 Min lexim

Qeveria kineze ka publikuar një rregullore të re strategjike që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, duke shënuar një kthesë epokale nga eksporti masiv drejt një modeli të bazuar te cilësia dhe shërbimi i besueshëm. Ky plan i ri, i shpallur nga katër ministri kryesore, synon të vendosë standarde strikte për mjetet e reja dhe ato të përdorura për të eliminuar parregullsitë në tregun ndërkombëtar.

Contents
  • Çfarë është “Rregulli i 180 ditëve” dhe pse na intereson?
  • A do të ketë më “makina fantazmë” pa pjesë këmbimi?
  • Si do të ndryshojnë çmimet në Shqipëri?
  • A preken shitësit zyrtarë të makinave kineze në Shqipëri?

Një nga pikat më kritike është vendosja e një periudhe regjistrimi prej 180 ditësh; çdo mjet që synon të eksportohet si “i përdorur” pa mbushur këtë afat, duhet të pajiset me një Letër Konfirmimi për Shërbimin Pas Shitjes nga vetë prodhuesi. Pa këtë dokument, i cili duhet të përmbajë informacionet mbi pikat e servisit dhe vulën zyrtare të fabrikës, nuk do të lëshohet asnjë licencë eksporti. Kjo masë synon të ndalojë praktikën e maskimit të makinave të reja si të përdorura për të shmangur rregullat e tregut ose për të përfituar nga subvencionet.

“Ligji i ri kinez për eksportin e automjeteve forcon ndjeshëm rolin e rrjeteve zyrtare të shitjes, duke kufizuar ndikimin e tregut informal që ka dëmtuar markat ndërkombëtare, përfshirë Volkswagen. Ky rregullim krijon kushte më të drejta konkurrence, garanton transparencë dhe ruan standardet e cilësisë, sigurisë dhe shërbimit pas shitjes. Për markat zyrtare, ky është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së vlerës së produktit dhe besimit të klientëve në tregjet globale.” Eshte e dukshme qe sistemi aktual ka mangesi dhe ka krijuar edhe vend per spekulime, qofte me tregtimin e mjeteve nga Kina ashtu edhe me konsumatorin. Kjo gje verteton dhe thekson se konsumatori eshte i sigurte ne ate cka merr vetem ne perfaqesite zyrtare te markave tregtare!” Elion Gjoka – Brand Manager, Volkswagen Albania

Për blerësin shqiptar, ky ligj do të thotë më shumë transparencë, por edhe një ndryshim të madh në mënyrën se si këto makina mbërrijnë në sallonet tona.

Çfarë është “Rregulli i 180 ditëve” dhe pse na intereson?

Deri më sot, shumë makina “0 km” që shihni në Shqipëri janë eksportuar nga Kina duke u deklaruar si “makina të përdorura” për të anashkaluar procedurat strikte të eksportit të makinave të reja. Me ligjin e ri, nëse një makinë nuk ka qëndruar e regjistruar në Kinë për të paktën 180 ditë, ajo nuk mund të dalë nga vendi si “e përdorur” pa lejen ekskluzive të fabrikës. Kjo do të thotë se shitësit jo-zyrtarë nuk mund të sjellin më modele të sapodalë në treg pa pasur një marrëveshje me prodhuesin (si BYD, Xiaomi apo Geely).

A do të ketë më “makina fantazmë” pa pjesë këmbimi?

Një nga problemet më të mëdha në Shqipëri ka qenë mungesa e servisit për makinat kineze të importuara nga tregu gri. Ligji i ri përfshin një “Listë Negative” (Negative List), e cila ndalon rreptësisht eksportin nga kompani që nuk ofrojnë mbështetje teknike dhe pjesë këmbimi. Nëse një kompani eksportuese nuk përmbush detyrimet e garancisë ose ofron të dhëna të rreme për mjetin, ajo do të humbasë të drejtën e licencës.

Si do të ndryshojnë çmimet në Shqipëri?

Në afatshkurtër, ky ligj pritet të rrisë kostot. Mbajtja e makinës për 6 muaj në Kinë ose marrja e letër-konfirmimit nga fabrika kushton kohë dhe para. Megjithatë, për konsumatorin ky është një lajm i mirë:

  • Më shumë siguri: Nuk do të blini më një makinë që “nuk ekziston” në regjistrat e fabrikës.
  • Garanci reale: Eksportuesit janë të detyruar të kenë pika shërbimi.
  • Vlera e rishitjes: Një makinë me dokumentacion të rregullt eksporti mban një vlerë më të lartë në tregun e përdorur shqiptar.

A preken shitësit zyrtarë të makinave kineze në Shqipëri?

Shitësit zyrtarë nuk preken nga ky ligj pasi mjetet që ata tregtojnë janë prodhime të destinuara për tregun europian, të cilat i nënshtrohen standardeve strikte të BE-së dhe shpesh prodhohen në fabrika brenda Europës. Ndryshe nga importuesit paralelë, koncesionarët zyrtarë funksionojnë përmes kontratave direkte me prodhuesit, duke garantuar certifikimin e plotë të sigurisë dhe mbështetjen teknike që ligji i ri kinez tashmë po kërkon ta bëjë të detyrueshëm edhe për eksportet e tjera.

“Për ne si përfaqësues zyrtarë, ky ndryshim ligjor në Kinë nuk përbën shqetësim, pasi markat që ne përfaqësojmë, si Geely dhe Farizon, vijnë në versione specifike për tregun europian dhe respektojnë standardet strikte të BE-së. Është e rëndësishme të theksohet se këtë muaj pritet të publikohet edhe rregullorja e re nga shteti shqiptar, e cila do të njehsojë rregullat e importit të makinave kineze me ato të Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, mbijetesa në treg do t’u takojë vetëm atyre që janë përfaqësues zyrtarë të autorizuar nga prodhuesi dhe që garantojnë mjetet e certifikuara sipas kërkesave më të larta të sigurisë.” Erlind Bejkollari – CEO i Geely, Farizon, KGM në Shqipëri

Në fund të ditës, ky ligj i ri nuk është thjesht një procedurë burokratike, por një filtër i domosdoshëm që mbron xhepin dhe sigurinë e blerësit shqiptar nga improvizimet e tregut gri. Duke vendosur standarde të barabarta me ato europiane, Kina po detyron çdo shitës të marrë përgjegjësi për mjetin që nxjerr në rrugë, duke i dhënë fund epokës së makinave ‘pa adresë’

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Asus do të prezantojë një laptop GoPro
Tjetra ChatGPT i bashkohet trendit të përmbledhjeve vjetore

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Vesna Mardonović dhe Yoad Mick në AllWeb Digital 2025/ Si imagjinata dhe analitika ndërtojnë bizneset e së ardhmes

16 Tetor, 2025
Tech

Inovacion në transportin urban: Tirana integron oraret e autobuzëve në Google Maps

28 Prill, 2024
Tech

Inovacioni në Shqipëri hyn në një epokë të re – mbështetur nga EU4Innovation dhe qeveria shqiptare

30 Maj, 2025
Cars

CES 2023: Google i jep një rifreskim mjaft të nevojshëm dizajnit të Android Auto

6 Janar, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?