Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Rinia dhe Transformimi Digjital: Teknologjia si Mjet për Forcimin e Paqes dhe Sigurisë në Shqipëri 
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Rinia dhe Transformimi Digjital: Teknologjia si Mjet për Forcimin e Paqes dhe Sigurisë në Shqipëri 
Entertainment

Rinia dhe Transformimi Digjital: Teknologjia si Mjet për Forcimin e Paqes dhe Sigurisë në Shqipëri 

Last updated: 23 Janar, 2025 2:43 pm
Ndaj
4 Min lexim

Në një periudhë ku teknologjia dhe digitalizimi dominojnë çdo aspekt të jetës, është e pamohueshme që fuqia transformuese e këtyre ndryshimeve të integrohet në agjendën e Paqes dhe Sigurisë për Rininë (YPS) në Shqipëri. Me një popullsi rinore që është aktivisht e angazhuar në ndryshimet shoqërore dhe politike, Shqipëria ka mundësinë të shfrytëzojë potencialin e saj digjital për të kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë brenda dhe jashtë kufijve, e vecanërisht si një shtet që aspiron integrimin në familjen Europiane (BE). 

Në nivel global, fuqia e digitalizimit dhe AI është tashmë një realitet që po përdoret për të mundësuar qasje më të thella dhe më të shpejta në zgjidhjen e konflikteve dhe promovimin e paqes. Teknologjitë si AI ofrojnë mundësi për të identifikuar hershëm kërcënime të mundshme dhe për të siguruar ndërhyrje të shpejta, duke minimizuar përshkallëzimin e konflikteve. Shqipëria, me një rini të re dhe të angazhuar, ka mundësinë të integrojë këto teknologji në mënyrë që të ndihmojë në ndërgjegjësimin dhe angazhimin e të rinjve në proceset e paqes. 

Megjithatë, edhe pse Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përmirësimi në drejtim të infrastrukturës digjitale dhe promovimin e inovacionit përmes nismave si akseleratorët e startup-eve dhe qendrat teknologjike, ka ende shumë punë për të bërë. Disbalanca e njohurive digjitale mes të rinjve, sidomos midis qyteteve dhe zonave rurale, mbetet një sfidë e vazhdueshme, me një rini shqiptare që ka prirje të natyrshme për të përdorur teknologjitë, por shpesh e hasur pa struktura apo platforma mbështetëse dhe edukative. 

Me kalimin e kohës, platformat digjitale dhe AI do të ofrojnë mundësi të shumta për të rinjtë të kontribuojnë në zhvillimin e politikave, të shprehin mendimet e tyre për paqen dhe sigurinë, dhe të bashkëpunojnë me aktorë të tjerë shoqërorë për të krijuar një mjedis paqësor. Për më tepër, teknologjitë si algoritmet e përpunimit të gjuhës natyrore (NLP) mund të përdoren për të analizuar dhe identifikuar mesazhet e urrejtjes dhe dezinformimin që shpërndahen në rrjetet sociale, duke i mundësuar të rinjtë të luftojnë këto fenomene dhe të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të bazuara në të dhëna. Në këtë aspekt, pjesëmarrja e të rinjve, si një nga shtyllat kryesore të agjendës YPS, mund të forcohet në mënyrë të konsiderueshme përmes teknologjive digjitale 

Për të realizuar këtë potencial, Shqipëria duhet të përditësojë politikat rinore për të inkorporuar përdorimin e teknologjive digjitale dhe AI në fushën e paqes dhe sigurisë. Kjo kërkon hartimin e strategjive që adresojnë çështje si edukimi digjital dhe njohuritë teknologjike për të rinjtë. Vetëm përmes një transformimi digjital të qëndrueshëm dhe një angazhimi të thellë të rinisë, Shqipëria mund të krijojë një të ardhme të sigurt dhe paqësore për të rinjtë e saj, duke i dhënë mundësinë të jenë jo vetëm dëshmitarë, por edhe aktorë të fuqishëm në formësimin e paqes dhe sigurisë. 

Info: Këto punime kërkimore, të titulluara “Mapping CSOs: The Role, Challenges, and Perceptions of Civil Society Organizations in YPS” dhe “Digitalization and AI in YPS: Next-Gen Policy”, si pjesë e nismave YPS në Shqipëri, të zbatuara së bashku nga Kongresi Rinor Kombëtar (KRK) janë pjesë e projektit RYCOGNIZED – YPS Advocacy Efforts in WB6, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë (GMFA). 

Disclaimer: Punimet kërkimore/artikulli është prodhuar me mbështetjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO. Përmbajtja e tij është përgjegjësi ekskluzive e ekspertëve të Kongresit Rinor Kombëtar (KRK) dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet apo qëndrimet zyrtare të RYCO. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Rinia, Paqja dhe Siguria në Shqipëri: Roli i Organizatave të Shoqërisë Civile në Promovimin e Paqes dhe Sigurisë në Shqipëri 
Tjetra Epoka e re e smartphone-ve: Ju prezantojmë Samsung Galaxy S25

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Kate Middleton konfirmon se “eksperimentoi pak me editimin” e kësaj fotografie me fëmijët pas komenteve të ndjekësve

12 Mars, 2024
Tech

Shkencëtarët tregojnë se përdorimi i përditshëm i pajisjeve si Apple Vision Pro mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj

25 Shkurt, 2024
Entertainment

Ju mund të dërgoni emrin tuaj në hapësirë përmes misionit të NASA në hënën Europa të Jupiterit

16 Nëntor, 2023
Tech

Këto kufje me AI ju ndihmojnë të dëgjoni vetëm një person në një grumbull njerëzish, thjesht me një shikim

27 Maj, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?