Pas disa muajsh spekulime mbi vendndodhjen e Kate Middleton, Princeshës së Wales dhe Mbretëreshës së ardhshme të Anglisë, Familja Mbretërore publikoi një imazh të dielën që ishte dukshëm i edituar.
Është e pabesueshme se si një fotografi e tillë është publikuar nga Familja Mbretërore. Nëse qëllimi ishte të siguronte publikun për vendndodhjen e Middleton, imazhi ka dështuar në mënyrë spektakolare, pasi të gjithë fansat po akuzojnë princeshën se ka modifikuar fotografinë.
“Si shumë fotografë amatorë, unë zakonisht eksperimentoj me editimin e fotografive. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë që festojnë ta kalojnë sa më bukur Ditën e Gruas. C”
Reagimet ishin aq të shumta, saqë vetë princesha u detyrua të kërkonte falje zyrtarisht përmes një postimi në profilin zyrtar të princit dhe princeshës së Wales.
Ky nënshkrim “C” qëndron për Catherine, e njohur si Kate Middleton. Se mendonim asnjëherë se vetë princesha do të merte përsipër editimin e fotografive të saj, për sa kohë imazhi i familjes mbretërore është i kuruar profesionalisht.
Editimet janë shumë lehtësisht të identifikueshme, dhe janë bërë kryesisht në pozicionin e dorës së Charlotte, në teskturën e veshjes së Louis si dhe në dorën e djathtë të princeshës.