BMW ka prezantuar versionin më të ri të makinës Series 5 gjatë javës së kaluar dhe ka prezantuar bashkë me të një shërbim të ri për gamers. Drejtuesit e makinës dhe pasagjerët do të jenë në gjendje të përdorin smartphone-t e tyre si një controller për të luajtur lojra në ekranin e ri të përmirësuar touchscreen të makiëns, vetëm në momentet kur makina është e parkuar.
Personat në sediljet e parme dhe të pasme do të jenë në gjendje të marrin pjesë në video-lojë duke skanuar një kod QR që do të shfaqet në ekranin kryesor të BMW. Ky shërbim është ofruar falë bashkëpunimit të BMW me një kompani të quajtur AirConsole, e cila do të bëjë të mundur që ky shërbim të vijë dhe në modele të tjera të makinave BMW në të ardhmen.
Si fillim ju do të përzgjidhni një nga 15 lojrat në kategoritë quiz, garim, sporte apo puzzle.
Ky shërbim mund të jetë shumë i përshtatshëm për personat që do të blejnë versionin elektrik të makinës (i5) ndërkohë që po karikojnë makinën e tyre, pasi mund të qëndrojnë në këtë pikë karikimi për të paktën 30 minuta.
Një strategji e tillë është ndjekur dhe nga Tesla. Ato kanë shfrytëzuar mjaft mirë ekranet e mëdha në kabinë për të parë filma në Netflix, për të luajtur lojra apo për të naviguar në internet.