Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Science > Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
Science

Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve

Last updated: 3 Maj, 2026 6:36 pm
Ndaj
4 Min lexim

Më 30 prill 2026, në ambientet e Piramidës së Tiranës, u zhvillua “Lifestyle Conference 2026”, një konferencë shkencore që solli në fokus ndikimin e stilit të jetesës në shëndet dhe rëndësinë e reduktimit të risqeve përmes një qasjeje multidisiplinare.


E organizuar nga Revista Shkencore “Diagnozë”, drejtuar nga Freskida Miloti, konferenca mblodhi profesionistë nga fusha të ndryshme si mjekësia, shëndeti publik, psikologjia, dermatologjia, kardiologjia, toksikologjia dhe komunikimi publik, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim njohurish dhe diskutim profesional mbi sfidat aktuale të shëndetit.

Programi i konferencës trajtoi një gamë të gjerë temash që lidhen drejtpërdrejt me stilin e jetesës dhe faktorët e riskut. Diskutimet nisën me çështjet e traumës dhe sfidat në menaxhimin e saj në Shqipëri, ku u theksua nevoja për standardizim klinik dhe ndërgjegjësim më të madh në nivel publik. Në vijim, fokusi u zhvendos te shëndeti mendor dhe roli i ndërhyrjeve dixhitale, duke sjellë në vëmendje zhvillimet e fundit në këtë fushë dhe rëndësinë e aksesit në shërbime cilësore.


Një nga momentet kyçe të konferencës ishte diskutimi mbi psikologjinë e të rinjve, duhanpirjen dhe reduktimin e dëmit, ku ekspertë nga fusha të ndryshme ndanë perspektiva mbi sfidat aktuale dhe nevojën për qasje më gjithëpërfshirëse ndaj grupeve në risk. U theksua rëndësia e edukimit të vazhdueshëm dhe ndërtimit të alternativave që kontribuojnë në reduktimin e pasojave negative të sjelljeve të rrezikshme.

Në vijim të programit, u trajtua ndikimi i zgjedhjeve të përditshme në shëndet, përmes këndvështrimeve të ndryshme profesionale. U diskutua mbi efektet e duhanpirjes në shëndetin e lëkurës dhe lidhjen e tij me sëmundjet dermatologjike dhe kancerin e lëkurës, si dhe mbi ndikimin e substancave në cilësinë e jetës, duke adresuar edhe dimensionin psikosocial të varësive.


Diskutimet u zgjeruan më tej drejt qasjeve multidisiplinare në parandalim, ku specialistë nga fusha të ndryshme ndanë praktika dhe rekomandime konkrete për reduktimin e riskut në përditshmëri. U nënvizua se parandalimi kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm mes profesionistëve, institucioneve dhe vetë individëve, duke e bërë atë një përgjegjësi të përbashkët.

Pjesa përmbyllëse e konferencës iu kushtua rolit të medias dhe komunikimit publik në edukimin për shëndetin, duke evidentuar ndikimin e informacionit në formimin e sjelljeve dhe rëndësinë e luftës kundër dezinformimit. Në një realitet ku informacioni është i bollshëm dhe shpesh i pakontrolluar, u theksua nevoja për burime të besueshme dhe për një qasje të përgjegjshme ndaj komunikimit shëndetësor.

Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë mjete të jashtëzakonshme për të na udhëhequr, por ato nuk mund dhe nuk duhet ta zëvendësojnë kurrë gjykimin e një mjeku specialist. Në një epokë ku jemi të mbingarkuar nga informacioni në çdo platformë digjitale, sfida jonë më e madhe mbetet edukimi dhe filtrimi i burimeve të vërteta. Si krijues përmbajtjeje, detyra jonë është të ndërtojmë një urë të sigurt mes inovacionit dhe audiencës, duke luftuar klikimet e shpejta që përhapin keqinformim. Në fund të fundit, përparimi ka vlerë vetëm kur përdoret me përgjegjësi për të përmirësuar jetën dhe shëndetin tonë.

Brenton Bënja, Geek Room


“Lifestyle Conference 2026” u mbyll me një mesazh të qartë mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe vendimmarrjes së informuar në përditshmëri. Përmes kombinimit të njohurive shkencore, përvojës profesionale dhe dialogut ndërdisiplinor, kjo platformë konfirmoi rolin e saj si një hapësirë e rëndësishme për promovimin e një stili jetese më të shëndetshëm dhe reduktimin e risqeve në nivel individual dhe komunitar.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Vendimi i gjykatës kineze e konsideron të jashtëligjshme zëvendësimin e punonjësve me sistemet AI thjeshtë për uljen e kostove
Tjetra Motorët V8 do të rikthehen në F1 duke filluar nga 2030

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Science

Studimi zbulon se meditimi mund të riformësojë aktivitetin e trurit

12 Shkurt, 2026
Entertainment

Ja se si të llogarisni rivlerësimin e pronës suaj online

24 Shkurt, 2026
Apps

Në Google Maps janë integruar tashmë dhe oraret e linjave të transportit publik ndërqytetës

14 Gusht, 2024
Science

AI simulon një evolucion 500 milion vjeçar për të zbuluar proteinën e parë artificiale fluoreshente

29 Janar, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?