Emri i koduar i Android 17 do të jetë ëmbëlsira “Cinnamon Bun”, sipas një burimi të besueshëm brenda Google, raportuar nga Android Authority. Tradicionalisht, Google i ka dhënë versioneve të Android emra ëmbëlsirash, por në këtë rast disa u habitën pse pas Android 16 “Baklava” nuk u zgjodh një ëmbëlsirë me shkronjën “W”. Arsyeja lidhet me ndryshimin e modelit të zhvillimit të Android-it.
Google ka kaluar nga modeli i vjetër “branch-based” në modelin e ri “Trunk Stable”, ku ekziston një degë kryesore e qëndrueshme dhe funksionet e reja zhvillohen pas “feature flags” derisa të jenë gati. Ky tranzicion u përfundua me Android 14 QPR2, duke sjellë një sistem të ri identifikimi të ndërtimit (build ID). Android 14 QPR2 mori kodin AP1A dhe QPR3 AP2A.
Versioni | Emri i koduar | Viti i publikimit |
1.0 | Pa emër të koduar | 2008 |
1.1 | Petit Four (internal) | 2009 |
1.5 | Cupcake | 2009 |
1.6 | Donut | 2009 |
2.0, 2.1 | Éclair | 2009 |
2.2 | Froyo | 2010 |
2.3 | Gingerbread | 2010 |
3 | Honeycomb | 2011 |
4 | Ice Cream Sandwich | 2011 |
4.1, 4.2, 4.3 | Jelly Bean | 2012 |
4.4 | KitKat | 2013 |
5.0, 5.1 | Lollipop | 2014 |
6 | Marshmallow | 2015 |
7.0, 7.1 | Nougat | 2016 |
8.0, 8.1 | Oreo | 2017 |
9 | Pie | 2018 |
10 | Quince Tart (internal) | 2019 |
11 | Red Velvet Cake (internal) | 2020 |
12, 12L | Snow Cone (internal) | 2021 |
13 | Tiramisu (internal) | 2022 |
14 | Upside Down Cake (internal) | 2023 |
15 | Vanilla Ice Cream (internal) | 2024 |
16 | Baklava (internal) | 2025 |
Në vitin 2024, build ID-të filluan me shkronjën “A”,por Android 14 tashmë quhej “Upside Down Cake” dhe Android 15 “Vanilla Ice Cream”, kështu që nuk kishte vend për një rikthim të emrave që fillojnë me “A”. Me kalimin në vitin 2025, build ID-të nisën me “B” dhe kështu Android 16 u quajt “Baklava”. Pas saj, shkronja e radhës ishte “C”, prandaj për Android 17 u zgjodh “Cinnamon Bun” – pasi “Cupcake” ishte përdorur më parë.
Sot, emrat e ëmbëlsirave nuk përdoren më për marketing publik, por mbeten si traditë në zhvillimin e brendshëm. Zgjedhja e emrit është më shumë një kuriozitet sesa diçka praktike. Sipas pritshmërive, Android 17 “Cinnamon Bun” pritet të lançohet rreth qershorit 2026.