Kina është shumë e njohur për zhvillimin e trenëve që përdorin elektromagnetë për të vënë në lëvizje këto mjete në shpejtësi të lartë. Tashmë është publikuar linja e parë që është ndërtuar me magnetë permanent, e cila sipas inxhinierëve është në gjendje të mbajë trenin pezull dhe pa energji elektrike.
Hekurudha eksperimentale 800 metra e gjatë, e njohur si Red Rail ndodhet në provincën Jiangxi në pjesën jugore të Kinës. Kjo hekurudhë përdor magnetë shumë të fuqishëm për të prodhuar një forcë tërheqëse që është e mjaftueshme për të ndritur në ajër një tren me 88 pasagjerë. Ndryshe nga të gjithë modelet e tjera, ky sistem funksionon në lartësinë 10 metra nga toka. Në fakt nuk ekziston asnjë kontakt fizik i trenit me “binarët” dhe treni lëviz pa zhurmë në shpejtësinë 80km/h.
Përdorimi i magnetëve të përhershëm në vend të elektromagnetëve, si dhe mungesa e fërkimit bën që të nevojitet vetëm një burim i vogël elektriciteti për të vënë në lëvizje trenin. Gjithashtu përdorimi i elementëve të rrallë në magnetë rrit jetëgjatësinë e tyre.
Ky dizajn ka shumë anë positive, si përshembull ulja e rrezatimit elektromagnetik, që mund të dëmtojë ambientin dhe shëndetin e banorëve përreth, si dhe uljen e kostove të prodhimit dhe mirëmbajtjes.