Marina Smith, e cila ndërroi jetë në qershor në moshën 87 vjeçare, ishte në gjendje të shfaqej si një hologram pak para djegies së trupit të saj. Marina Smith mbajti një fjalim të shkurtër rreth jetës së saj dhe iu përgjigj pyetjeve të familjarëve dhe miqve që po mernin pjesë në këtë ceremoni.
Teknologjia e cila është e disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar, u krijua nga djali i Marina, Dr Stephen Smith, bashkë-themelues i StoryFile. Dr Stephen tregoi se teknologjia AI tronditi të gjithë pjesëmarrësit për mënyrën se si iu përgjigj pyetjeve të personave me detaje dhe ndershmëri.
“Mamaja ime iu përgjigj pyetjeve nga të afërmit e saj pasi ato panë djegien e trupit të saj. Gjëja më e jashtëzakonshme është se ajo iu përgjigj pyetjeve të tyre me detaje të reja dhe ndershmëri. Njerëzit ndihen të guximshëm kur regjistrojnë të dhënat e tyre, prandaj të afërmit mund të shikjnë një version më të lirë dhe më të vërtetë të personit që kanë humbur.” tha ai.
StoryFile krijon një klon dixhital duke përdorur 20 kamera të sinkronizuara për të regjistruar personat para se ata të ndërrojnë jetë, ndërkohë që ato i përgjigjen disa pyetjeve.
Më pas ekspertët proçesojnë përmbajtjet, duke shkurtuar klipet dhe duke trajnuar AI që të gjenerojë përgjigjet në mënyrë natyrale. Më pas produkti përfundimtar publikohet në platformën StoryFile.