CEO i Nothing, Carl Pei bëri para pak ditësh një lajmërim shumë interesant, ku prezantoi kompaninë më të re CMF, e cila është pjesë e kompanisë mëmë Nothing.
Sipas Pei, kjo do të jetë një kompani me çmime më të përballueshme se vetë Nothing, e fokusuar në ofrimin e “dizajneve të përjetshme” për çmime të shkëlqyera, së bashku me “cilësinë që është shumë e vështirë të gjendet” në këtë segment çmimesh. Dy produktet e saj të para që do të lançohen më vonë gjatë këtij viti do të jenë një orë inteligjente dhe një palë kufje.
Produktet CMF do të “punojnë vërtet mirë” për shkak të “vëmendjes së njëjtë ndaj eksperiencës së përdoruesit” që ofron dhe Nothing.
Ndërkohë, vetë Nothing do t’I përkushtohet “inovacionit në dizajn” dhe tejkalimit të kufijve, thotë Pei. Produktet Nothing do të vazhdojë të jenë të segmentit “premium”, duke shfaqur performancën më të mirë dhe teknologjinë më të fundit.
CMF by Nothing do të drejtohet nga një ekip i veçantë brenda kompanisë për të siguruar që të mos shpërqendrohen nga produktet e saj kryesore. Më shumë detaje rreth orës inteligjente dhe kufjeve janë premtuar të arrijnë “në muajt e ardhshëm”, dhe padyshim që duhet të shohim shumë postime, kështu që na ndiqni për të rejat më të fundit.