Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja i bëri thirrje të gjithë investitorëve dhe të entuziastëve të teknologjisë, të bëhen pjesë e Parkut Teknologjik DURANA të Shqipërisë.
Nomadët dixhitalë dhe kompanitë e IT do të kenë mundësinë të përfitojnë avantazhe nxitëse nga DURANA Tech Park, e cila shtrihet në një hapësirë prej 140,400 m2 midis Tiranës dhe Durrësit në Xhafzotaj.
“Në një kohë rekord, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, finalizoi një proces që kërkonte guxim e që pritej prej vitesh, duke plotësuar dokumentacionin dhe propozuar për Këshillin e Ministrave vendimin historik për të bërë realitet parkun e parë teknologjik dhe shkencor shqiptar!” shkruan Bledi Gonxhe. Ai shtoi gjithashtu se së shpejti do të nisë dhe procedura konkurruese për përzgjedhjen e Menaxherit dhe Përdoruesit e këtij parku teknologjik.
Për të ofruar sa më tepër mundësi, duke filluar nga dizajni i softuerit e deri tek hulumtimi i robotikës, qendra do të rrizë sipërfaqen dhe do të revolucionarizojë peizazhin e skenës teknologjike. Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga Risi Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Helvetas.