June 25, 2022

Meta demonstron prototipe të ndryshme VR Headsets me përmirësime shumë më të mëdha në krahasim me Oculus Quest 2

Meta demonstron prototipe të ndryshme VR Headsets me përmirësime shumë më të mëdha në krahasim me Oculus Quest 2

Mark Zuckerberg ka demonstruar disa prototipe të reja VR Headsets, vetëm dy muaj pasi Ming-Chi Kuo zbuloi disa detaje mbi Quest 2 Pro.

Siç Zuckerberg shpjegon në videon e mëposhtme, Meta ka zhvilluar disa prototipe të ndryshme që do të tejkalojnë barriera specifike që ekzistojnë në VR Headsets aktualë. Nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, Meta do të grumbullojë të gjitha përmirësimet në një produkt të vetëm.

"Butterscotch” është një emër i koduar për një headset që tenton të arrijë “rezolucionin retinal", ekuivalente me 60 pixel për gradë. Aktualisht Quest 2 ofron 2.5 herë më pak pixels për gradë.

FVtnUnPWYAIdbBW.jpg

Gjithashtu Zuckerberg theksoi "Half Dome", një prototip që ka si qëllim përmirësimin e perceptimit të thellësisë përmes ndjekjes së lëvizjes së syve dhe optikave varifokale. Për më tepër Meta pretendon se ka krijuar VR Headset-in e parë që mbështet HDR, me emrin e koduar “Starbust”. Ky prototip mund të arrijë ndriçimin 20,000 nits, shumë herë më të ndritshëm se smartphone-t, laptopët apo monitorët kontemporanë.

Meta_Mirror_Lake_concept2_1160x652.jpg

Së fundmi u përmend dhe Holocake 2, një njësi e cila prezantohet nga Mark Zuckerberg si e gatshme për luajtjen e lojrave VR nga kompjuteri. Për fat të keq Zuckerberg nuk ka ofruar asnjë informacion mbi lidhjen e VR Headset me PC.

Wednesday, 22 June 2022 09:15 Last modified on Wednesday, 22 June 2022 09:29

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019