Shkencëtarët vendosën që të bënin një paralajmërim në mars pasi zbuluan se sa e thjeshtë ishte të krijoje një dron masakrues. Atyre iu deshën vetëm disa orë për të kthyer një dron të disponueshëm në treg në një makineri vrasëse të fuqizuar nga inteligjenca artificiale.
Sipërmarrësi dhe inxhinieri Linus Wenus ndau një postim të gjerë në X rreth punës së tij dhe mikut të tij, Robert Lukoszko për këtë dron, të cilin ata e zhvilluan “si një lojë” në fillim.
“Mendova se do të ishte kënaqësi të ndërtoja një dron që të ndjek një person në formë loje. Ai thjesht përdor një model të zbulimit të objekteve me AI për të gjetur njerëz në kornizë, dhe më pas droni programohet të fluturojë drejt kësaj me shpejtësi të plotë sapo të zbulojë dikë, “u shkroi ai ndjekësve të tij.
Brenda pak orësh, të dy burrat kuptuan se mund të lidhnin një lëndë shpërthyese në dron dhe ta fluturonin kudo që dëshironin. “Na u deshën vetëm disa orë për të ndërtuar këtë dron masakrues dhe më bëri të kuptoj se sa e frikshme është. Ju lehtësisht mund të lidhni një sasi të vogël eksplozivi mbi to dhe t’i lini 100 prej tyre të fluturojnë përreth. Ne kontrollojmë për bomba dhe armë, por nuk ka ende sistem anti-dron për evente të mëdha dhe hapësira publike,” vazhdoi ai.
“Isha gjithashtu në gjendje t’i shtoja njohjen e fytyrës dhe ta bëja të sulmonte vetëm dikë që e dinte se kush ishte, ai mund ta identifikonte lehtësisht personin nga një distancë prej 10 metrash,” pohoi Wenus. Ai është shumë i sigurt se “ne do të shohim një lloj sulmi terrorist duke përdorur këtë lloj teknologjie brenda disa viteve të ardhshme”.
“Ju keni ende nevojë për disa njohuri teknike për ta ndërtuar këtë, por me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë dhe më e lehtë.”