Sensacioni i përpara disa viteve Snapchat, na ofroi një mënyrë të freskët chat-imi por nga ana tjetër prezantoi edhe magjinë e filtrave të cilat tashmë duket sikur nuk ka rrjet social që të mos ketë integruar.
Dhe një lloj opsioni i tillë me sukses të garantuar në xhep ndonjëherë ndodh që të nxitohet.
Për të festuar Juneteenth një festë amerikane e cila celebron fundin e skllavërisë, Snapchat zgjodhi të sillte filtra fringo të reja e mes të cilëve njërin rezultoi mjaft ofendues.
Në sfond një flamur Pan-African, aplikacioni të kërkonte të buzëqeshësh për të thyer hekurat prapa teje. Për ata që nuk e kuptojnë kontekstin, është njësoj sikur për ditën e celebrimit të fundit të luftës së dytë botërore të të kërkohej të buzëqeshje për të hapur dyert e Auschwitz-it.
This SnapChat #Juneteenth filter is…um…interesting.
Smile to break the chains? Okay then. pic.twitter.com/Wyob3kT3ew
— Mark S. Luckie (@marksluckie) June 19, 2020
Kompania e ka hequr menjëherë efektin e ri dhe ka dalë në një deklaratë publike ku kërkon ndjesë për kundravajtjen. Sipas tyre filtri paska dalë në platformë pa marrë aprovimin e duhur, dhe pa proçesin e nevojshëm të kontrollit. Për momentin po bëhen investigimet e duhura dhe do të merren masa për të mos u përsëritur më.
Juneteenth një kombinim midis June (qershor) dhe nineteenth (nëntëmbëdhjetë) celebron fundin e skllavërisë. Presidenti Lincoln e kishte aprovuar këtë ligj të paktën 2 vjet më parë por kjo datë shënën çlirimin e grupit të fundit të skllevërve në USA të cilët ndodheshin në zonat më të thella të Teksasit.