Galaxy Z Fold 6, i cili do të jetë pjesë e gjeneratës më të re të smartphone-ve të palosshëm nga Samsung, me shumë mundësi do të prezantohet në korrik të këtij viti, ku mund të prezantohet së bashku me Galaxy Ring. Dhe duke u inspiruar nga Samsung Galaxy S24 Ultra, dizajni i këtij smartphone-i pritet të jetë më katror.
Renders të publikuar në mënyrë jo zyrtare nga OnLeaks apo Smartprix na tregojnë se si mund të duket telefoni i palosshëm bazuar në raportimet e deritanishme. Smartprix tha se ka bashkëpunuar me OnLeaks për të paraqitur pamjet.
Paraqitjet e Galaxy Z Fold 6 tregojnë se pajisja do të ruajë kryesisht të njëjtat dimensione si paraardhësi i tij, duke përfshirë ekranin e brendshëm dhe të jashtëm. Porta USB-C, butonat e volumit dhe hapësira e kartave SIM duken të gjitha të pandryshuara, dhe Smartprix thotë se edhe kamerat mund të përdorin të njëjtët sensorë si Galaxy Z Fold 5 aktual. Smartprix tha se pret që Z Fold 6 do të jetë shumë i kërkuar për shkak të shërbimeve të reja Galaxy AI të cilat u prezantuan në janar, të tilla si funksionet e kërkimit dhe live translation.
Këto smartphone janë shumë të rëndësishëm për kompanitë e mëdha si Samsung, pasi perceptohen si e ardhmja. Por problemi më i madh i telefonave të palosshëm është çmimi i tyre. Vitin e kaluar, Z Fold 5 i Samsung u lançua me një çmim bazë prej $1,800, shumë më lart se çmimi fillestar prej $800 i serisë së telefonave Galaxy S24.