Me sa duket një problem në software-in e disa pajisjeve iPhone 13 ka bërë që ekranet të shfaqin një ngjyrë vjollcë në të gjithë ekranin dhe të bëjë crash. Ky problem është raportuar shumë herë në Apple Discussion Formus dhe Reddit.
Deri më tani ky problem ka prekur vetëm serinë e re iPhone 13, dhe nuk ka patur raportime për probleme në gjeneratat e mëparshme. Një person tregoi se GPS e pajisjes së tij nuk ishte e saktë dhe më pas ekrani i smartphone-it u shndërrua tërësisht në ngjyrën vjollcë. Një tjetër person tha se bateria e smartphone-it po sillej shumë çuditshëm dhe pajisja ngecte shpesh herë para se ekrani të bllokohej nga ngjyra vjollcë.
Disa prej tyre kanë arritur të ndërrojnë pajisjen që përdorin, ndërsa disa të tjerë nuk kanë arritur ta ndërrojnë sepse Apple tregon se ky nuk është një problem që ka lidhje me hardëare-in.
Shumica e raportimeve vijnë nga Kina, pra në këtë shtet problemi është më frekuent. Apple ka këshilluar të gjithë përdoruesit në Weibo që të bëjnë një backup të plotë të pajisjes së tyre dhe të update-ojnë në versionin më të fundit të iOS.
Deri më tani Apple nuk ka ndërmarrë asnjë hap për riparimin e këtij problemi.
Article by Xhonald Mamo