October 18, 2021

Mungesa e proçesorëve në treg mund të detyrojë Apple të prodhojë 10 milionë smartphone më pak

Mungesa e proçesorëve në treg mund të detyrojë Apple të prodhojë 10 milionë smartphone më pak

Smartphone-t më të rinj nga Apple, iPhone 13, mund të jenë shumë të vështirë për t’u gjetur gjatë Krishtlindjeve, pasi një raportim i ri tregon se Apple do të prodhojë 10 milionë pajisje më pak për shkak të mungesës së proçesorëve në treg.

Mungesa e vazhdueshme me proçesorëve, e shkaktuar nga shumë shkaqe të ndryshme (bashkë me përhapjen e pandemisë), ka prekur prodhimin e disa makinave, smartphone-ve dhe PS5.

Kjo është hera e parë që është sugjeruar se dhe pajisjet e Apple do të “vuanin” nga kjo mungesë, sipas Bloomberg. Apple planifikonte se në 3 muajt e fundit të 2021 do të prodhojë rreth 90 milionë iPhone 13 të rinj, por tashmë kjo shifër ka shkuar në 80 milionë.

Analisti Dan Ives nga Wedbush tregoi se performanca e shitjeve të iPhone 13 ka qenë shumë e mirë, sidomos në Amerikë dhe Kinë. “Apple po parashikon prodhimin e mbi 5 milionë pajisje më pak deri në sezonin e pushimeve nëse kërkesa e konsumatorëve qëndron e njejtë deri atëherë.” shtoi ai.

Shefi ekzekutiv Tim Cook paralajmëroi gjatë raportimeve të mëparshme se mungesa e proçesorëve do të ndihej dhe më tepër gjatë 3 mujorit të fundit të këtij viti, njësoj si në të gjithë kompanitë e tjera. Kjo gjë mund të rezultojë në një dëm $7.2 miliardë për shkak të shitjeve të parealizuara sipas TechRadar.

Thursday, 14 October 2021 08:57 Last modified on Thursday, 14 October 2021 09:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo