May 18, 2021

Samsung pritet të lançojë Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 2 në korrik

Samsung pritet të lançojë Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 2 në korrik

Prodhuesit e smartphone-ve janë prekur për momentin nga mungesa e proçesorëve në treg, por me sa duke Samsung po punon fort drejt lançimit të 2 smartphone-ve të palosshëm. Kompania pritet të prezantojë Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 2 në muajin korrik.

Ndryshimet kryesore që ne mund të presim nga to janë teknologjia e përdorur në ekrane dhe bateria. Galaxy Z Fold 3 mund të vijë me një ekran më të vogël se paraardhësi, ku ai i brendshmi do të jetë 7.5 inç dhe ekrani i jashtëm 6.2 inç. Gjithashtu bateria do të jetë më e vogël, saktësisht 4,380mAh. Falë teknologjisë së re që do të përdoret në ekran Z Fold 3 mund të ofrojë suport për S Pen.

jjn9acdM8T4sVwyDf3XUwh.jpeg

Edhe Galaxy Z Flip mund të përdorë një bateri 100mAh më të vogël, nga 3,300mAh të versionit të mëparshëm në 3,200mAh. Këto ndryshime në madhësinë e këtyre smartphone-ve vijnë me qëllimin për t’u bërë më të lehtë për t’u mbajtur në xhep.

Lançimi i Z Fold 3 dhe Z Flip 2 duhet të kompensojë mungesën e serisë së re Note ,e cila nuk do të prezantohet këtë vit.

Tuesday, 13 April 2021 00:10 Last modified on Tuesday, 13 April 2021 00:26

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo